Kronikë

Ndërtimet pa leje në Dhërmi, Drimadhe e Jalë, pezullohen nga detyra të gjithë punonjësit e IMT në Himarë! Shemben disa objekte (VIDEO)

9 Qershor, 09:33| Përditesimi: 9 Qershor, 12:04

  • Share

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo ka pezulluar nga detyra mëngjesin e sotëm 5 punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Himarë. Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë lejimi i një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.

Lidhur me këtë para disa ditësh ka pasur disa procedime, ndaj dhe kryebashkiaku ka urdhëruar pezullimin e punonjësve deri në përfundim të hetimeve. Të dielën, në orën 20:00, mësohet se IKMT prishi 4 struktura në Jalë, të cilat kanë qenë pa leje dhe nuk ka pasur kundërshtime. Ndërkohë që sot, në Dhërmi, ka nisur puna për prishjen e 5 objekteve të tjera, siç shihet nga pamjet që sjell Report TV.

Sipas informacioneve, kishte nisur ndërtimi i kapanonëve që do të shërbenin për mbajtjen e materialeve për ndërtimet që do bëheshin më pas. Sipas gazetarit, objektet janë prishur për shkak se ka pasur tendenca për të ndërtuar në të ardhmen ndonjë resort.

Gazetari raportoi gjithashtu, duke cituar burime konfidenciale, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, se për këtë është shkarkuar edhe shefi i komisariatit të Himarës.

Sakaq, hetimet e prokurorisë së Vlorës vijojnë dhe pritet të shihet nëse do të ketë procedime të tjera në hallka më të zgjeruara.

Lajm në përditësim...

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?