Vijon aksioni i IKMT-së në jug të vendit ditën e sotme. Sipas raportimeve të gazetarit të Report TV, Armand Xhelili, inspektorët e IKMT-së janë zhvendosur në plazhin e Jalës për të prishur disa objekte, ku bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.
IKMT, sipas raportimeve, ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur.
Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë.
“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” - janë dëgjuar të thonë banorët.
Deri tani nuk bëhet e ditur se për çfarë objektesh bëhet fjalë, që IKMT ka shkuar për të prishur.
Lajmi kryesor:
Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale
H.K/I.M/ReportTv.al
