Foto ilustruese

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet një tjetër inspektor i IKMT në Vlorë! Në total 6 zyrtarë të akuzuar për 'shpërdorim detyre'

20 Tetor 2023, 16:44| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 17:10

  • Share

Një tjetër inspektor i IKMT Vlorë, Martin Arapi, përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë, është arrestuar pasi Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për “shpërdorim detyre” lidhur me ndërtimet pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit. Në total në kuadër të këtij operacioni janë 6 zyrtarë që akuzohen për shpërdorim detyre, 3 pre të cilëve janë lënë në Gjykata e Sarandës.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, më datë 20.10.2023, për shtetasin:  -M. A, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë).  Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit", njofton policia.

Një ditë më parë Gjykata Saranë ka dhënë "arrest në burg” për ish Kryeinspektorin e IMT të Bashkisë Sarandë, Artur Musai dhe dy inspektorët Erton Zekaj dhe Besian Koçi, ndërkohë që ka ndryshuar masën e sigurisë për inspektorin e IVMT Vangjel Xhavara, nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Gjykata ka konfirmuar gjithashtu edhe masat “Arrest në shtëpi” për dy inspektorët e IKMT, Erjon Çakalli dhe Denis Balili. Urdhër arrestet u lëshuan nga Prokuroria e Sarandës në lidhje me 16 ndërtime pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?