Ndërtimet pa leje në ‘Rolling Hills’, Balla: Të gjithë duhet të japin llogari para ligjit

9 Tetor 2023, 19:55| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 19:56

  • Share

1696863203_ikmt.jpg

Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për shembjen e disa objekteve pa leje nga IKMT në kompleksin e vilave luksoze Rolling Hills, në Lundër, në periferi të Tiranës.

Balla thotë se të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk duhet të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje.

“Policia e Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po angazhohen çdo ditë për dhënien fund të ndërtimeve, shtesave pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive, pa asnjë dallim se ku ndodhet apo kush e zotëron. Të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk mund të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje. Na duhet një angazhim edhe më i madh i të gjitha bashkive dhe agjencive për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

IKMT zbarkon në ‘Rolling Hills’, shemben shtesa pa leje në 6 vila luksoze në kompleks


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?