Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, mbështetur nga Policia e Shtetit zbarkuan këtë të hënë në kompleksin e vilave luksoze Rolling Hills, në Lundër, në periferi të Tiranës, për shembjen e disa objekteve pa leje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa shtesa, të cilat janë ndërtuar pa leje të organeve përkatëse, nga pronarët në 6 vila në Rolling Hills.
Në aksionin për rrafshimin e tyre mësohet se nuk janë hasur problematika apo kundërshti. Bëhet me dije se ky nuk do të jetë aksioni i vetëm këto ditë për prishjen e objekteve të ndërtuara në kundërshti me ligjin.
Në vazhdim pritet që IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit, të ndërhyjnë edhe në kompleksin “Valamar” në Durrës, edhe ky i njohur për objektet luksoze, pasi edhe aty mësohet se janë konstatuar objekte ndërtim pa leje.
Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për shembjen e disa objekteve pa leje nga IKMT në kompleksin e vilave luksoze Rolling Hills, në Lundër, në periferi të Tiranës.
Balla thotë se të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk duhet të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje.
“Policia e Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po angazhohen çdo ditë për dhënien fund të ndërtimeve, shtesave pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive, pa asnjë dallim se ku ndodhet apo kush e zotëron. Të gjithë duhet të japin llogari para ligjit dhe askush nuk mund të shpërfillë me arrogancë komunitetet, duke ndërtuar pa leje. Na duhet një angazhim edhe më i madh i të gjitha bashkive dhe agjencive për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike”, shkruan Balla.
Samiri duke përdor shtetin, ndaj atyre që nuk ja pjerdhin. Samiri e kërkon dhe dërgon vet, Ndërkohë këta e shesin sikur nuk ka të paprekshëm.
PërgjigjuO Tao Tao a arrestove ndonjërin prej tyre pa leri llafet, kanë bërë vepër penale
PërgjigjuPo ju keni eduard kelmendin ne mes te qendres qe nderton pa leje Mereni zhyteni ne burg ate bastard
PërgjigjuNdertimi pa leje eshte veper penale dhe jane me dhjetra te denuar per kete gje. Po keta boset perse nuk procrdohen penalisht? Apo drejtesi vetem per te varferit.
PërgjigjuLigji ësht për ato që skan lek mër mik. Aty mbolli Enca ato vazot e barit e doli pa hy akoma ,tjetrri me po të njëjtën sasi në kokërr të burgut jo më larg se 1 jav mas Encës.Aa kishte 1 ndryshim,Cic lopa e kishte akoma të pa qeth,në vazo e ndërsa ai hallexhiube kishte qeth