Politikë

Ndërtimet/ Rama: Arkitektët do jenë subjekt i ligjit, kemi parë trysni ndaj tyre nga ndërtuesit për të bërë devijime në projektet

3 Tetor, 11:43| Përditesimi: 3 Tetor, 13:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat, theksoi se arkitektët  do të jenë subjekt i ligjit nëse do të konstatohen shkelje gjatë zbatimit të një projekti ndërtimi. Sipas kreut të qeverisë, ka pasur raste ku arkitektët kanë qenë nën trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime në projekt. 

“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti dhe ndërkohë nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit. Duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit dhe me përgjegjësinë për çdo devijim, bëhet e pamundur që çfarëdo presioni nga ndërtuesi të funksionojë mbi arkitektin pasi në rast se arkitekti i ikën përgjegjësisë është ai që paguan pasojat. Po ashtu, një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe mbikëqyrëse para fillimit të çdo punimi, që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar. “, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?