Kryeministri Edi Rama tha se arkitektët do të jenë subjekt i ligjit nëse do të konstatohen shkelje gjatë zbatimit të një projekti ndërtimi. Sipas kreut të qeverisë, ka pasur raste ku arkitektët kanë qenë nën trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime në projekt.
“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti dhe ndërkohë nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit, bëhet e pamundur që çfarëdo presioni nga ndërtuesi të funksionojë mbi arkitektin pasi në rast se arkitekti i ikën përgjegjësisë është ai që paguan pasojat. Po ashtu, një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe mbikëqyrëse para fillimit të çdo punimi, që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar. “, tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE- Rama: Listë e zezë për shkelësit e ndërtimeve, s’do marrin leje për 5 vite! Subjekt i ligjit edhe arkitektët! Leje edhe për muret rrethuese
Xh.D/I.M/ReportTv.al
