Një tjetër objekt me disa shtesa pa leje pritet të shembet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Objekti është një hotel, i cili është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendosur shiriti i sigurisë.
IKMT pritet që në orët e pasdites të nisë shembjen me mjetet të shtesave të kryera pa leje. Gazetari Armand Xhelili raporton se bëhet fjalë për tre kate të papërfunduara, dhe një shtesë pranë objektit ekzistues.
Objekti ndodhet në zonën e quajtur “Kalaja”, aty ku vijohet puna për ndërtimin e projektit të 'Lungomare 3'.
Mësohet se pronarja e hotelit tre katësh Kozeta Meminaj kishte ndërtuar tre kate të tjera, të cilat i kishte futur në proces legalizimi por është skualifikuar. Pas përgjigjes negative, IKMT ka vendosur shembjen e tyre.
Lajm ne perditesim...
Komente

Mos I shembni! Konfiskojini dhe kush ka cilesi kalojeni per moshen e trete zyra shteterore falas per strehim mosha e trete ! Eshte kollaj te prishesh dhe Zor te ndreqësh
Përgjigjume mire te konfiskohen se te prishen derisa nuk u demtoka as lungomare
PërgjigjuPer te prishur e kane kollaj dynamite por neve nuk jemi keq per lungomoare por per nje pike uje qe po vdesin njerzit ne Kate e 5 nga Tarawa dhe pa uje te pine kete te shikoj policia qe bredhin si Cuba te trembin miletin . Tjetra keta I kane vjelur parate qe I kane lejuar te ndertohen ato godina te pa planifikuara . .nuk jane cakmak xhepi e nuk I pa as kush . Keta jane bashkefajtoret plehrat e mashtrusit !!
PërgjigjuKUSH I LEJON KETA NDYRESIRA TE BEJNE KETO NDERTESA TE SHEMTUARA BUZE DETIT...JU VRAFTE ZOTI ISHALLAH ...KETA DUAN DINAMITIN NE B...THE...
Përgjigju