Kronikë

Ndërtimi i ‘Lungomare 3’/ IKMT ‘zbarkon’ në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pritet të shembet një objekt (VIDEO)

21 Gusht, 08:19| Përditesimi: 21 Gusht, 10:15

  • Share

Një tjetër objekt pritet të shembet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë në kuadër të projektit "Lungomare 3". 

Objekti është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendosur shiriti i sigurisë, ndërsa mësohet se shembja pritet të bëhet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.  Sipas IKMT-së, objekti që do të shembet është ndërtuar jashtë lejes. Janë tre kate ende të papërfunduara dhe një shtesë pranë objektit ekzistues që do të prishen sot nga aksioni.

Objekti ndodhet në zonën e quajtur “Kalaja” aty ku vijohet puna për projektin e 'Lungomare 3'.

Ky është objekti i dytë që ndërhyhet në Vlorë ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt u shemb në zonën e Radhimës.

Projekti i Lungomare 3, që kap vlerën e 15 milionë eurove prej të cilave 3 milionë dollarë hua nga Fondi Saudit për Zhvillim, përfshin ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitore, rrugë për biçikleta, trotuaret, gjelbërim, ndriçim.

Rimodelimi i zonës prek 20 kilometra duke nisur nga Tuneli tek Marina në Orikum.

Lajm ne perditesim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?