Ndërtoi pa leje në bregdet, shpallet në kërkim pronari i lokalit në Dhërmi

21 Qershor 2022, 14:16| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 14:32

  • Share

Pronari i një lokali në Dhërmi është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas policisë Gerald Shehu, 41 vjeç, banues në Dhërmi kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit pa marrë lejen përkatëse për këtë punime.

Në momentin që ka shkuar policia ai është larguar, duke ju arratistur efektivëve.

Ai tashmë do të përballet me akuzën e ndërtimit pa leje ndërkohë që platforma e ndërtuar është prishur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

E.K/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzagli: 21/06/2022 22:28

    Shume mire qe ja Kan prishe,po un baj pyetjen ku i paska mare tan ata lek , per me ba nje Pune te tille?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?