Superliga shqiptare e futbollit mbylli ditën e parë të raundit të katërt. Në Ballsh, Tirana e Bledi Shkëmbit është abonuar me "X", teksa barazoi 2-2 kundër Bylisit. Sot në 19:00, Skënderbeu humbi 2-3 nga Teuta, teksa Vllaznia fitoi 3-1 me Egnatian. Java e katërt e elitës së vendit mbyllet nesër, me Vllazninë që për momentin është në krye të renditjes.
Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylis dhe Tirana barazuan 2-2 në një sfidë thriller që u vendos në minutën e 95-të. Për vendasit shënuan Arli Përgjoni në minutën e 18-të dhe Flamur Ruci në 90+5, të dy me supergola. Ndërkohë që Akileu Ndreca përmbysi përkohësisht për Tiranën me dopietë në minutat 83 dhe 88-të. Pas javës së katërt Tirana sheh katër pikë dhe katër barazime.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 3-1 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Mala në minutën e 16-të zhbllokoi shifrat dhe kaloi në epërsi vendasit, para se Ujka të barazonte ndeshjen. Në minutën e 40-të Klinti Qato shënoi një supergol për 2-1 e Vllaznisë. Në pjesën e dytë Bekim Balaj me një aksion model dhe pasim final nga Qato vulosi tri pikët e Vllaznisë.
Në Korçë dramë për vendasit. Skënderbeu humbi 2-3 me Teutën në një ndeshje të luftuar deri në sekondën e fundit. Nikaj shënoi për korçarët pas vetëm nëntë minutash, ndërsa Beqja barazoi në pjesën e parë. Teuta me Preknicaj dhe Krujën shënuan dy gola të tjerë, ndërsa Rashica në minutën e 90+5 gjeti golin e dytë për korçarët. Në aksionin e fundit Skënderbeu pretendoi për penallti, por VAR e cilësoi ndërhyrjen e Kotobellit si të saktë.
Superliga, raundi 4:
E mërkurë, 11 shtator 2024
16:00 Bylis 2-2 Tirana
19:00 Skënderbeu 2-3 Teuta
19:00 Vllaznia 3-1 Egnatia
E enjte, 12 shtator 2024
19:00 AF Elbasani - Laçi
19:00 Partizani - Dinamo
Renditja: