Kombëtarja shqiptare gjunjëzoi sonte kombëtaren serbe në shtëpinë e saj, falë golit historik të Rei Manajt, duke fituar kështu një sfidë të vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Shqiptarët ngjyrosën kuq e zi zemrën e Tiranës. Sheshi Italia, përballë stadiumit “Air Albania” në Tiranë. u "shkund" nga ekzaltimi dhe festa e mijëra tifozëve të mbledhur në mbështetje të Kombëtares.
Me emocion ndeshja u ndoq nga shqiptarët në të gjithë vendin, të cilët u mblodhën në sheshet kryesore të qyteteve për të përjetuar emocionet e kësaj përballje sportive.
Lajm në përditësim...
Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama fitoren historike të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë, në shtëpinë e kësaj të fundit.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale për fitoren historike të Shqipërisë kundër Serbisë, falë golit të Rei Manajt.
“Serbi - Shqipëri 0 : 1
Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!
Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi”,- shkruan Begaj.
Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri.
Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.
Goli i Rei Manajt kundra Serbisë në pjesën e parë të ndeshjes, elektrizoi tifozët e kuq e zi që po ndjekin përballjen futbollistike në Seshin Italia në Tranë, dhe jo vetëm.
Tifozë të shumtë të Kombëtares shqiptare janë mbledhur sonte në zemër të Tiranës për të ndjekur përballjen me Serbinë. Edhe kësaj radhe nuk kanë munguar skenat ekstreme si djegia e flamurit serb.
Komente
