Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri - Serbi (0-0), e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania” dhe që vlente për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026.
Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane (ose 173 mijë euro) dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun, për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).
Nga ana e saj, FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.
Kjo nuk është hera e parë që FSHF merr gjoba të majme për sjellen e tifozëve të Kombëtares, ndërsa edhe kundër Serbisë në Tiranë 20 përqind e stadiumit ishte e mbushur me tifozë të përzgjedhur për shkak të një dënimi që ishte në fuqi.
Federata Shqiptare e Futbollit u dënua nga FIFA me 173 mijë euro gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve në ndeshjen kundër Serbisë në Tiranë, si edhe me reduktimin e 20 përqind të stadiumit në sfidën e radhës kundër Letonisë.
Paçka se tifozët ultras të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), nuk ishin në stadium, FIFA i ka treguar FSHF-së gjobën e majme. Ka qenë ky fakt që ka bërë TKZ-në të "thumbojë" federatën. Sipas tyre kjo është gjoba më e madhe që FSHF ka marrë, paçka se kërkoi të kontrollonte tifozët dhe nuk u dha bileta grupimit të tyre, pas një "lufte" që nisi me bashkorganizimin e Euro 2027 për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
"Një herë vendosën ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madhë në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent. Ky është "menaxhimi i kontrolluar" i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik", shkruan TKZ.
Komente

Shumë mirë ja ka bërë sepse janë derra të trashë se çfa do kënga e Adem Shashkarit në stadjum këta derra e dinë bile pak i paskan dënuar....këtu dominon malokëria dhe kafshëria njëlloj si serbët se ata janë më keq...
Përgjigju