Kronikë

Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, në hetim 59-vjeçari

24 Korrik, 11:31| Përditesimi: 24 Korrik, 11:34

  • Share

Një 59-vjeçar është vënë në hetim pasi ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues në Finiq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të dendur”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Zjarret ‘shkrumbojnë’ malet! Lura, Dukati e Shkopeti nën pushtetin e flakëve! Digjet edhe Delvina


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?