Një 20-vjeçar është arrestuar pasi ndezi zjarr në fushën e sportit në fshatin Sopik të Finiqit.
Zjarri që ndezi më dje Aristidh Papa u përhap duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Por falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, vatra u shua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve.
"Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik, Finiq.
20-vjeçari dyshohet se më datë 18.08.2025, ka ndezur zjarr në fushën e sportit të fshatit Sopik, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, u shua vatra e zjarrit dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda.", njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Komente
