Zjarri në Livinë të Finiqit, flakët vihen nën kontroll! Një ditë më parë u dogjën 3 shtëpi, ullishte dhe bimësi

12 Shtator 2023, 09:24| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 11:27

  • Share

Ditën e sotme ka një përmirësim të situatës në Livinë të Finiqit, pasi flakët janë vënë nën kontroll.

Shumica e vatrave të zjarrit janë fikur nga forcat zjarrfikëse. Aktualisht është aktive një vatër zjarri në mal ndërmjet fshatrave Livinë dhe Navaricë.  Policia ka vënë në pranga Mario Buzuka, banor i zonës i cili dyshohet për zjarrvënie.

Një ditë më parë në Livinë zjarri ishte i fuqishëm, dogji tre shtëpi dhe sipërfaqe të tëra me ullinj dhe bimësi.

Ora 11:14
Zjarr në fushën e mbetjeve në Lushnjë, tymi 'pushton' qytetin

 

Fusha e mbetjeve urbane në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson se zjarri ka rënë në sektorin ku depozitohen mbetjet drusore që mblidhen në qytete fshatra.

Në vendngjarje ka mbërritur një vendngjarje. Tymi dhe ndotja ka mbuluar pjesën më të madhe të qytetit. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk rrezikohen banesat në lagjen 18 tetori.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?