Ndihmat për familjet në nevojë, PD: Rama gënjen, janë ndihmuar 3 familje në ditë për çdo bashki

26 Prill 2020, 19:45| Përditesimi: 26 Prill 2020, 20:51

  • Share

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj qeverisë se nuk po ndihmon familjet në nevojë dhe se po tallet me shifrat që publikon çdo mbrëmje se sa familje ndihmohen çdo ditë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar një pjesë të vogël të një dokumenti, që sipas tij tregon se sa persona janë ndihmuar nga qeveria gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Duke thënë se qeveria po gënjen qytetarët me shpërndarjen e ndihmave dhe vijon propagandën në Facebook,  Bardhit shprehet se janë ndihmuar më pak se 10 mijë familje në nevojë në 50 ditë karantinë ose 3 familje në ditë për çdo bashki.

"E vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje. Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile. Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime,  mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit", shkruan ndër të tjera Bardhi.

Deklarata e Plotë e Gazmend Bardhit

Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama.

Përmes regjimit të facebook-ut, ai njofton se qeveria ka furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Kjo është një nga talljet e tij të zakonshme me shqiptarët që po vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të krizës.

Kjo është një gënjeshtër e shëmtuar e kllounit që kemi për kryeministër, i cili nuk do t’ia dijë për mijëra familje në nevojë dhe biznese pa asnjë të ardhur që i ka lënë në mëshirë të fatit.

E vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama çdo mbrëmje. Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile.

Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime,  mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit. Atëherë ku shkuan 1.5 milionë euro të cilat ia dha klientit të vet të preferuar për të furnizuar me ushqime Rezervën e Shtetit?

Të japësh 9 059 pako me ushqime dhe të thuash që ke ndihmuar 250 mijë familje nuk është thjesht një gënjeshtër e radhës. Është një përpjekje kriminale për të mbuluar me propagandë vështirësitë reale që kanë qytetarët për të siguruar jetesën dhe mbijetesën. Regjimi i facebook-ut të Edi Ramës nuk e ndryshon dot faktin se sonte me mijëra fëmijë do të flenë me barkun bosh për shkak të dështimit të tij për t’u ardhur vërtet në ndihmë.

Dokumenti i publikuar nga PD

Komento

Komente

  • GAZMENDI REZIK VDEKJE: 28/04/2020 12:52

    O gazment o karagjos je bo tamam si kondom vetëm fryesh e vet çfryesh lyli të ka bo sufler e gazmenti nuk pushon po vetëm na shurdhon. Po hik o gazmenti Hipolit se ti nuk vlen as për pastrus wc e jo më politikan.

    Përgjigju
  • GAZMENT DITZIU: 28/04/2020 02:21

    O gazment o dit zi po ti nuk vlen as për roje vreshte o gszmendi presh. Ti me ktë fytyr që ke je i mir për dordolec se trem laraskat e laraskat s'afrohen o gazi trangulli hidhur. Po ku ju ka gjet maloku kriminel bajga saluh njerëz si puna jote o gazmend manikote. Ti je si gomat e Enver Hoxha kriminel goma me manikot se Enveri i bëri paret bunker o gazi gabzher.

    Përgjigju
  • EFËNDA GAZMEND EFENDI DORDOLECI: 27/04/2020 14:34

    Shikoheni efënda gazment ziu se çfar fytyre i ka dhën i Zoti madh. Ky dordolec trangulli dhe vet nuk di çfar flet. I ziu gaz ka të drejt se dhe ai e do tathin e supës si edi pa loqe

    Përgjigju
  • GAZMENT KLLAUNI: 26/04/2020 23:15

    O GAZMENT ZIU PO HIK MOR BUR SE JE BO SI MORR BYTHE NGELE VETËM TU LEF. SHQIPTARËT NUK JAN ME DOPJO SY E KAN MËND SHUM HER MË SHUM SE TY. PRANDAJ MOS LEF NAT DIT PA PUSHIM SE JE BO SI HAJDARI IM.

    Përgjigju
  • Loku: 26/04/2020 23:13

    Ndihmat nuk jane vetem nga rezerva e shtetit per edhe te tjera burime si shoqatat bizneset ndihmat e huaja e tej.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/04/2020 23:06

    Ky asht kokrra e legenit kokra e mashtruesit. Nje by** e shkerdhym

    Përgjigju
  • Kolonja: 26/04/2020 21:29

    Kësaj i thone “rri shtrembët e flit drejt”! Hajde thoni që ky genjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?