Lufta në Ukrainë ka shënuar një numër të madh të civilave të vrarë dhe të plagosur, por midis tyre të shumtë kanë qenë edhe fëmijët. Çdo ditë në Ukrainë vriten ose plagosen mesatarisht 4 fëmijë, kryesisht nga sulmet me armë shpërthyese në zonat e populluara. Sipas organizatës “Save the Children” 438 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës dhe 851 të tjerë janë plagosur. Nga qindra civilë që kanë qenë në incidente me mjete shpërthyese, rreth 40% kanë vdekur nga plagët e tyre, 22% e këtyre vdekjeve janë gra dhe fëmijë. Më shumë se 20% e ndërtesave shkollore të vendit, 1 në 5 janë dëmtuar ose shkatërruar. Lufta prek në mënyrë dramatike të vegjlit. Vitin e fundit, vajzat dhe djemtë u detyruan të fshiheshin nën tokë për rreth 920 orë, e barabartë me 38.3 ditë, më shumë se një muaj. Ky është alarmi i lëshuar nga Save the Children në raport.
Lajmi kryesor:
Vizitë surprizë e Biden në Kiev: SHBA ka paralajmëruar Moskën! Zenlesky: Luftë botërore nëse Kina bëhet aleate me Rusinë
F.D/ReportTv.al