Një mrekulli ka ndodhur në Turqi. Një 3 vjeçare është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të shembur nga tërmeti 6.6 ballë pas 91 orësh.
Ayda u nxorr nga rrënojat me lot dhe me duartrokitje nga ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit.
"Në fillim, kishte një zë ulëritës dhe ne e pamë atë, ajo tha unë jam mirë dhe ne zbritëm dhe e morëm atë nga brenda", tha ekipet e shpëtimit.
3 vjeçarja ishte mbështjellë me një leckë të veçantë dhe iu dorëzua ekipeve mjekësore me një barelë.
Lajmi kryesor:
Shkon në 107 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi! Ndodh mrekullia, 3 vjeçarja nxirret nga rrënojat pas 91 orësh
//ReportTv.al