Elvin Gokaj

Kronikë
Top 24

Ndodh për herë të parë në vetting! Prokurori i Apelit 'dënohet'...të kthehet sërish në shkollë!

24 Korrik 2019, 11:36| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 20:02

  • Share

TIRANE - Për herë të parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, hallka e parë e procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët, ka kthyer sërish në shkollë një prokuror. Ky është vendimi i parë që merret për mungesë të theksuar profesionalizmi, si një nga tre hallkat vlerësuese për të kaluar shkallën e parë të vettingut, pastërtia e figurës, pasuria dhe profesionalizmi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gogaj, është i pari që ka hasur probleme vetëm me kriterin e profesionalizmit. Kolegë të tij të tjerë, por edhe gjyqtarë që nuk kanë kaluar në KPK me vendim pezullimi nga detyra, kanë pasur probleme me pasurinë ose pastërtinë e figurës. Ndërsa vetë Gogaj ka rezultuar korrekt në këto dy kritere, por çka e penalizion është profesionalizmi i tij. 

Elvin Gogaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gogaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës. Kështu, KPK vendosi të pezullojë për 1 vit prokurorin derisa ai të përfundojë studimet për të plotësuar kështu kriterin e profesionalizmit.

Nëse një prokuror ose gjyqtar ngel në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për probleme me pasurinë apo për lidhje me krimin etj, ai pezullohet me një vendim të parevokueshëm që bëhet i formës së prerë edhe nëse ankimohet dhe merret vendim nga shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit. 

Për herë të parë përballë një prokurori me probleme me aftësitë profesionale, KPK ka marrë vendimin për ta pezulluar atë vetëm me një vit, derisa ai të ribëjë Shkollën e Magjistraturës.

Procesi i vettingut për prokurorin Elvin Gogaj u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Pamela Qirkon. 

Pezullimi për një vit, shoqëruar me edukimin e detyrueshëm është një ndër masat disiplinore, parashikuar në Kushtetutë për mangësitë profesionale, megjithatë ajo aplikohet për herë të parë nga KPK.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vini: 25/07/2019 10:38

    Po njerezit qe jane denuar nga ky i paafte si i behet?ky qen ka marre njerz ne qafe...problemi me i madh i kti vendi eshte padituria!!

    Përgjigju
  • Dori: 24/07/2019 19:56

    Ervinin e njoh qysh ne gjimnaz, (Jordan Misja Shkoder) ne fillim si i dashuri i nje shoqes se klases dhe me pas u martuan dhe krijuan familje. Ne gjimnaz ka qene nxenes shume i dobet.... Di qe te drejten per te vazhduar fakultetin e juridikut ne Shkoder e fitoi pa konkurs por me quotat e te persekutuarve...konkluzionet ne lidhje me aftesine e tij professionale nxirrini vete...

    Përgjigju
    • Xhavit: 07/07/2024 09:11

      Po normal qe ka qene nxenes i dobet nuk do shume mend sepse ne pergjithesi te paaftet shkojne larg shume lart. Sepse keta ecin. fakti qe ket kane kompleks inferioriteti nga paaftesia i ben te ulin koken dhe te bejne cfare ju thone eproret duke u bere vegel dhe shpesh here duke shkaterruar jeten e njerezve te pafajshem.

  • asl: 24/07/2019 19:09

    Sa ka si puna e tij plot plot injorante analfabet,hajduta pulash,te pa cipe.

    Përgjigju
  • saliu ku eshte: 24/07/2019 16:24

    Kan tall trapin icik po hajde se keni bo lek 30 vjet nuk jeni per gjynof

    Përgjigju
  • Tironsi: 24/07/2019 14:08

    Kjo eshte padrejtesi e hapur fare!!! Dy jane mundesite: 1) Gjokaj e ka bere me pare shkollen e magjistratures - atehere eshte krim te pretendosh qe ai mund te behet me profesional se ç’eshte duke e ribere ate, dhe t’i japesh nje shans tjeter nje te paafti, kur ka kaq shume te rinj te zot e te papune. 2) Gjokaj nuk e ka bere shkollen dhe atehere eshte shkelje qe ai ka ushtruar profesionin pa qene i autorizuar. Ne kete rast ai duhet ndjekur penalisht! Sido qe ta marresh ky vendim eshte krim....

    Përgjigju
  • avokati: 24/07/2019 13:53

    po ku ky komisjon zdin ca ben ska ku ti kapi njerzit e zot dhe vepron ne kete menyre , sa per prokurorin e apelit eshte prokurori me korrekt per punen dhe per prefesionalizimin ky vendim eshte nje gabim i madh qe bere komisoni

    Përgjigju
    • Ardiani: 25/07/2019 19:20

      S ke ra n dore te ketyre kellirave prandaj flet o (avokat)

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?