Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin "Poja" është subjekti i OFL, që i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i ka ngritur nga aktiviteti i tij kriminal.
Troplini është një emër jo pak i njohur në Durrës, të cilit i është sekuestruar nga OFL makina e blinduar tip 'Jeep'. Troplini, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006, ka në pronësi të tij disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.
Sipas QKR, Xhevdet Troplini rezulton se është ortak në kompaninë “Ovvital”, që merret me rritjen e shpendëve për prodhim vezësh dhe mishi dhe tregtimi i tyre brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se është aksioner në një shoqëri të quajtur “EUROMAG”, ku bëjnë pjesë dhjetëra persona të tjerë.
40-vjeçari Troplini u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Zbulohen FOTOT: Meta feston në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri
//ReportTv.al