Politikë

Ndoka i prerë në besë nga Basha: E prishi marrëveshjen në minutat e fundit, po ta dija më parë do garoja i vetëm! Pas 25 prillit PDK s’do shkrihet me PD   

13 Prill 2021, 22:48| Përditesimi: 14 Prill 2021, 09:27

  • Share

I prerë në “besë” nga kreu i PD Lulzim Basha, kreu i PDK Nard Ndoka në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se nëse kryedemokrati do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8-in në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje. Ndoka thotë se Basha e ka prishur marrëveshjen që kishte me PDK në mënyrë të njëanshme në minutat e fundit, por megjithatë shton se është në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.

“Kjo është evidente skemi pse ta fshehim pakënaqësinë. Kjo është e qartë nuk është hera e parë që PD sillet ndryshe me Partinë Demokristiane, por kjo është e tejakaluar. S'kam arritur ti jap një shpjegim logjik dhe psikologjik. PD e prishi marrëveshjen mes nesh në mënyrë të njëanshme, por gjithsesi jemi në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.

Është një sfidë e vështirë sepse kemi kod problematik... kemi dhe një vendimmarrje në sekondat e fundit të Bashës. U ndodhëm të papërgatitur në këtë përballje sepse PDK edhe e vetme mund të siguronte përfaqësimin parlamentar. Padiskutim që po kjo është e padiskutueshme. Ne u gjendëm përballë një fakti që se mendonim asnjëherë sepse kemi pasur një marrëveshje, parime të tjerë përpara se të realizonim marrëveshjen përfundimtare. Mund të mbesi si njollë e bvashkëpunimit tonë me PD”, tha Basha.

Kjo problematikë dhe hatërmbetje me PD, Ndoka thotë se ia ka bërë më të vështirë garën, por thotë se do të përpiqet maksimalisht që ti tregojë Bashës se ka gabuar me PDK.

“Padyshim që ndikoi hatërmbetja, por eksperienca ime politike lidhjet që kam sakrificat që kam bërë sepse kam dorëzuar një mandat. Unë jam një politikan që më pëlqejnë dhe garat dhe konkurrenca dhe do të përpiqem të jap maksimalen time që të jemi një vlerë e shtuar për opozitën për ti treguar Bashës që ka gabuar me partinë demokristiane”, tha ai.

Në momentin që Basha ia ka bërë të ditur pozicionin në listë Ndoka thotë se ka pasur një debat të gjatë me të.

“Ka njëlloj llogjike dhe këtë e mirëkuptova për faktin se i kemi dhënë mandatin e përfaqësimit tonë zotit Basha që ti vendosë rregullat e lojës. Duke e parë në këtë sens e mirëkuptoj. Por kemi pasur një debat të gjatë me zotin Basha dhe në momentin që ai ma bëri të ditur”, shtoi ai.

Pas zgjedhjeve Ndoka thotë se do të ketë reflektime dhe nuk do të shkrihet me PD.

“Do ketë reflektim pas zgjedhjeve ne do të shikojmë produktin, situatën lëvizjet sipërfaqësore të nëndheshme dhe do të orientohemi te organizmi të disa partive të tjera së bashku. PDK sdo shkrihet do mbijetojë, sdo ketë shkrirje me PD, apsolutisht jo”, theksoi Ndoka.

Ora 22:55
Ndoka: Kam pritur që Meta të jepte dorëheqjen para fushatës, jam suprizuar me durimin e tij! Ka betejë të drejtpërdrejtë me Ramën

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka në një intervistë për emisionin 'Repolitix' tha se kishte pritur që presidenti Ilir Meta të jepte dorëheqjen dhe të dilte në fushatë, nisur kjo edhe nga aktivizimi i tij politik.

Ndoka tha se Meta madje mund të krijojë lëvizje akoma më të mëdha politike, pasi ai di mirë që ta gjejë veten brenda politikës.

'Kam pritur që Meta ta jepte dorëheqjen tani para fushatës dhe ti rikthehet asaj partie që të ka drejtuar prej vitesh, durimi i tij më ka surprizuar. Ai ka një betejë të drejtëpërdrejtë me Ramën që  është e dukshme evidente dhe Rama ka frikë, me thënë të drejtën nga Meta.

Unë e shoh të nevrikosur presidentin e Republikës edhe në raport më marrëdhëniet personale me kryeministrin. Ne kemi një president një aktor të rëndësishëm në politikë që i ka sjellë fitoren Edi Ramës. Ilir Meta ka shumë mundësi përpara mund të rikthehet dhe mund të fitojnë. Mund të krijojë lëvizje akoma edhe mëdha përtej LSI-së. Meta është i paparashikueshëm, ai e gjen veten e tij brenda politikës.'- tha Ndoka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meri: 14/04/2021 00:25

    Ç’e vini ne liste Bashen. Per cfare duhet te binde, qe sa qe ne qeveri ne te gjitha pozicionet beri nga nje zullum dhe jo te vogel. Sa qe ne bashki, le qe e morri me te vjedhur ne bashkepunim, por nuk beri nje gje qe te mbahet mend, madje dhe linesi jeshil sa mire qe u harrua. Tani me ate qetesine e budallait mendon se do ju mbushe mendjen njerezve. Lereni te flere, te zgjohet te haje pershesh pastaj i vjen rradha perralles se mbremjes, naten e mire femije

    Përgjigju
  • vera: 13/04/2021 23:51

    MALOKU I TIRANES JA KA PRISHUR MALOKUT TE PUKES,,,,PU C'NA GJETI,,,S'PO NA ZE GJUMI SOT...

    Përgjigju
  • O tej: 13/04/2021 23:28

    I madhi te medhenjve krytar i budallenjve Nard Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?