Sociale

Ndotet vija bregdetare në Vlorë nga 'Rrapi' tek 'Vilat', dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine! Pushuesit kërkojnë ndërhyrje (VIDEO)

28 Qershor, 10:39| Përditesimi: 28 Qershor, 12:07

  • Share

Prej mëngjesit të së shtunës, një pjesë e vijës bregdetare të Vlorës, konkretisht segmenti nga zona e njohur si “Rrapi” deri tek vilat buzë detit, është ndotur ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësim tek pushuesit dhe banorët e zonës. Në sipërfaqen e ujit vërehet një shtresë e bardhë dhe vajore, e cila sipas banorëve dhe pushuesve, ngjan me detergjentë ose mbetje vajrash të përdorur nga kuzhinat e subjekteve private në zonë.

Banorët shprehen se ky nuk është një fenomen i ri, por këtë herë situata është bërë më e dukshme dhe më shqetësuese. Sipas tyre, përgjegjës për këtë ndotje mund të jenë disa prej subjekteve private, si restorante apo njësi akomoduese apo edhe mjetet lundruese që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat dyshohet se hedhin në mënyrë të pakontrolluar mbetje vajore dhe detergjentë. Ende nuk reagim zyrtar nga autoritetet vendore apo Inspektorati i Mjedisit.

"Deti i shkëlqyer, ndotje ka shumë. Shkarkimet e ujërave të zeza. Mundet të ketë shkarkuar ndonjë anije mbetjet që kanë ato. Nuk është mirë fare, edhe nga ana turistike. Këtu vihet me shpresën se do jetë më mirë, më lirë, më pastër.

Shumë ndotje, nga bizneset këtu. Nga hotelet, ujërat e të gjitha, derdhen aty. Derdhen detergjente, mund të ketë edhe ujëra të zeza. Ka dy vite që ka ndotje, më parë s’ka pasur.

Detergjentet e lokaleve derdhen në det. Një javë patëm det shumë të pastër. Nuk e vërtetojmë dot, unë jam larë që në 05:20, ishte deti shumë i pastër, pastaj filluan dallgët dhe nxjerrin mbeturinat.

Këtu ka qenë kristal uji. Këto dy vitet e fundit është shumë i ndotur, edhe kur kthjellohet ndopak, prapë ka mbetje, lëshon flluska apo ku e di unë çfarë.  Mund të jenë mbetjet e lokaleve që lajnë enët dhe çfarë derdhin në det, mund të jenë edhe ujërat e zeza", shprehen pushuesit.

Vija bregdetare e Vlorës është një nga asetet më të rëndësishme turistike të vendit, dhe çdo rast i tillë ndotjeje jo vetëm dëmton imazhin e qytetit, por rrezikon edhe ekonominë lokale që mbështetet tek turizmi. Institucionet përgjegjëse pritet të reagojnë për të garantuar pastërtinë dhe sigurinë e plazheve, në një sezon turistik që është në kulmin e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jilo: 29/06/2025 05:37

    NE shqiperi nuk ka asnje drejtori apo subjekt privat qe te merret me perpunimin e vajrave qe digjen nga fast -foodet....duhet marre aksperienca e huaj per kete....dhe per vajrat apo nafta qe derdhet nw lumenj nga kompanite e naftes....

    Përgjigju
  • V...LACI: 29/06/2025 05:34

    C'FARE NDERHYRJE KERKONI...SHTET NUK KA ...ATA MENDOJNE SI TE PASUROHEN SESI TE BEJNE HOTELE E VILA ME PARATE QE JA VJEDHIN POPULLIT...ME TENDERA,,..SI NUK DEL NJE AVNI RUSTEM E TJA NUMEROJE NE LULE TE BALLIT...ME REVOLE....

    Përgjigju
  • Emigranti: 28/06/2025 11:36

    Ka maskarenj sa te duash qe hellin mbeturina ne det e bejne me qedhim per te larguar pushuesit qe Shaiperia mos te jete e preferuara e turisteve te huaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?