Drejtori i kompanisë që po kryen punimet për ndërtimin në Portin e Vlorës është proceduar penalisht.
Kjo pasi 31-vjeçari H.M ka lejuar derdhjen e ujërave të ndotura në portin e Vlorës.
‘Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës.
Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.’- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës u bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik.
Ska asnje ndotje aty sepse ai eshte uji shiu me balte qe ka mbuahur kantierin aahtu sic permbyti gjith rruget e vlores para 2 ditesh.
Përgjigju