Ndotja e lumit Vjosa dhe Albpetrol

Sociale

Ndotja në lumin Vjosë, Report Tv denoncoi me pamje, reagon Albeptrol: Njolla aktivizohet nga i nxehti

28 Qershor, 13:38| Përditesimi: 28 Qershor, 13:50

  • Share

Për krimin mjedisor në lumin e Vjosës, ndotjen në të cilin Report Tv e denoncoi me pamje, Kompania Albpetrol reagoi një ditë më pas në një deklaratë publike, edhe pse një qëndrim iu kërkua nga redaksia që ditën kur u zbulua masakra mjedisore.

Albpetrol thotë se vendburimi i Gorisht-Koculit, në 60 vite ka prodhuar mbetje, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar, e që kompania sot thotë se i zbaton.

Për pamjet e naftës në Gorisht që derdhet në lumin ‘Park Kombëtar’ të Vjosës,  Albpetrol, thotë se kjo “njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve”.

“Albpetrol është e angazhuar për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse në një kohë sa më të shkurtër”, thotë në reagim shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri. 

Pas denoncimit të Report Tv, lëvizi vetëm policia e Vlorës, e cila vuri në hetim një shef sektori të Albpetrol.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?