Ndotje në gjirin e Lalzit, devijohet shtrati i përroit! Mbetjet 'pushtojnë' rërën e bregdetit

21 Maj 2020, 15:29| Përditesimi: 22 Maj 2020, 08:58

  • Share

Gjiri i Lalzit, aty kanë shtëpitë e pushimit shumë politikanë dhe persona të njohur publik është ndotur në pjesën jugore të bregdetit. Kamera e Report Tv ka filmuar mjetet e një kompanie e cila po punon pikërisht në grykëderdhjen e përroit të Taninit.

Përroi i Tarinit bënte një kthesë mësipërmes rërës dhe derdhej në det, por subjekti "Alen 3" që po kryen punimet ka devijuar grykëderdhjen e përroit, duke përftuar një sipërfaqe të madhe rëre.

Subjekti që kryen punimet me ekskavator nuk ka vendosur asnjë tabelë që specifikon punimet që po kryhen buzë detit. Report Tv u interesua pranë Ministrinë e Bujqësisë dhe mësoi se kompania "Alen 3" ka marrë një tender nga drejtoria e ujitjes dhe kullimit.

"I kemi dhënë leje kompanisë 'Alen 3' për veshjen me beton të skarpateve të një segmenti të përroit pa cenuar rrjedhën e tij", tha zëdhënësi i këtij dikasteri.

Edhe pse kamera jonë ka filmuar devijimin e shtratit të përroit, zyrtari i bujqësisë e mohon një fenomen të tillë. Sa i përket mbetjeve të shumta në rërën e Gjirit të Lalzit, ministria e bujqësisë thotë se ky është tagër i Inspektoratit të Mjedisit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asl: 21/05/2020 21:11

    A ka vene bashkia kosha te vegjel per plehra ne buze te detit?N.q.s ka vene te vere dhe kamera dhe kush nuk i hedh mbeturinat ne kosh dhe i le ne vend nje gjobe e majme derisa disa te pakulturuar te behen te ndergjegjshem per veprimet e tyre.

    Përgjigju
  • Birbo: 21/05/2020 18:56

    Llumi paska vajtur te llumi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?