Afro 9 mijë tonë mbetje urbane depozitohen çdo vit në fushën e Orikumit prej 20 vitesh, mes të cilave dhe shumë kafshë të ngordhura, por nuk mungojnë gomat e makinave dhe mobiljet e vjetra. Era e rëndë e tyre ndjehet dhe në qytet, të cilin mjafton të fryjë një fllad i lehtë dhe mbulohet nga qeset. Ndërsa kur erërat janë të forta, pamja nuk ka nevojë për koment.
Administratori i Njësisë Vendore të Orikumit, Selim Haskoçela nuk jep asnjë shpresë se kjo pamje skandaloze vetëm pak metra nga rruga nacionale dhe By Pass-i që lidh Vlorën me Palasën do të ndryshojë edhe pas këtij sezoni turistik. Sipas tij, kjo problematikë vijon të paktën prej vitit 2021dhe nuk ka gjasë të ndryshojë pa përfunduar landfilli i Sherishtës.
“Ne kemi bërë presion bashkisë dhe bashkia pranë qeverisë por ende nuk është bërë e mundur hapja e landifillit të Sherishtës. Ka fjalë që në tetor do të nisë të operojë Sherishta por ne me fjalë jemi ngopur! Ka ngecur pa hapur për shkaqe burokratike. Ne përmes televizionit tuaj, i kërkojmë qeverisë ta hapë së më shpejt sepse gjendja në Orikum është kritike si për banorët ashtu dhe për turistët”, tha ai.
Fusha e mbetjeve urbane menaxhohet sot nga Bashkia e Vlorës, ku Orikumi është njësi e saj vendore. Ndërsa vendimi për ta kthyer këtë fushë fare pranë qytetit në vend depozitim mbetjesh është marrë 20 vite më parë, në 2004, nga Këshilli Bashkiak i kohës. Ky vendim, sipas administratorit aktual, është i paligjshëm.
Pa u ndërtuar landfilli i Sherishtës ku do të depozitohen mbetjen e Bashkisë së Vlorës, të Selenicës dhe Njësisë së Orikumit, kjo pamje do të shoqërojë si banorët e zonës, ashtu dhe me qindra turistë vendas dhe të huaj që kalojnë në këtë aks për të shkuar në plazhet e jugut.
Orikumi ishte skandal fare kete vit. Nje pisllek qe nuk e gjen ne asnje vend. Kazane plehrash qe rrine plot, sepse pastrohen vetem nje ose dy here ne dite, nderkohe qe popullsia ne sezon vere 4-5 fishohet. Plazhet po ashtu, rruge e pashtruar dhe plehra gjithandej. Brenda qyteti i ngjan nje qyteti pas bombardimeve. Pastaj per ta vulosur eshte dhe ajo hapesira ngjitur me bypass-in turistik dhe panoramik te Rames qe kundermon ere e qelbur. Duhet bere dicka per te gjithe kete situate se nuk vazhdohet me keshtu. Dhe nje gabim trashanik ishte qe Orikumi u fut nen bashkine e Vlores. Nderkohe qe duhet te jete bashki me vete per te qene me eficent ne menaxhimin e territorit, sepse kemi te bejme me territor turistik dhe kulinar gjithashtu.
PërgjigjuVlora do inceberatot,,o ju dhjefsha trute,, por,,,NUK DO EDI RAMA INCENERATORE,,E KA LENE EDHE TIRANEN NE PIKE TE HALLIT....SE I VJEDH LEKET.....
Përgjigju