Ndriçim Xhepa kujton Mirush Kabashin: Ishte maniak i punës! Kishte ndërgjegjësim të lartë për krijimin e një figure

5 Dhjetor 2023, 19:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 19:25

  • Share

 

Aktori Ndriçim Xhepa e ka kujtuar si maniak të punës Mirush Kabashin, i cili sot u nda sot nga jeta. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’, aktori tha për gazetaren Marsela Karapanço se Mirush Kabashi ishte tepër zhbirilues.

‘Mirushi pati një 25 vjeçar që punoi në Tetarin e Durrësit. Ishte bashkëpunëtor i shumë spektakleve të Vitit të Ri. Mirushi e donte edhe planin televiziv. Nuk kam pasur bashkëpunim skenik por filmik. Ishte maniak në punë, tepër kërkues zhbirilues për të kaluar nga një karakter në një karakter tjetër.’- tha Xhepa.

Aktori kujtoi një moment gjatë xhirimeve për një film në Pogradec, kur për një moment 3 sec, kishte bërë disa dubla me kokën e gjarprit në dorë. Xhepa thotë ai kishte një ndërgjegjësim të nivelit shumë të lartë të krijimit të një figure nga një aktor i tillë.

‘Kishte në dorë një gjarpër dhe brenda një gjendje tepër të vështirë, e mbante atë kokën e gjarprit dhe bënte disa dubla. ‘Mirush’, thoshte regjisori e ke shumë mirë, e mbyllim! Pasi regjisori e mbylli regjistrimin, Mirushi u fut në ato zguvat e gurta iu mbushën sytë me lot filloi të dridhej. Kishte ndërgjegjësim të nivelit shumë të lartë të krijimit të një figure nga një aktor i tillë. Aktorë të tillë të këtij niveli, nuk janë opinione dhe mbresa të stisura por janë të vërteta dhe ashtu duhet shprehur.’- tha Xhepa.


Lajmi kryesor:

‘Një Mirush nuk i vjen më Teatrit!’, aktorja Tinka Kurti përlotet në ‘Frontline Interview’: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde të shtëpia ime


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?