Prokurori Anton Martini

Kronikë
Top 24

Ndryshime të reja nga Marku/ Anton Martini nga Shkodra vjen tek Krimet e Rënda, i besohen dosje të 'nxehta'

6 Qershor 2018, 20:08| Përditesimi: 6 Qershor 2018, 21:12

  • Share

TIRANE- Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon ndryshimet në kuadër të riorganizimit të prokurorive. Ditën e sotme Arta Marku, sipas gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno ka vendosur që të rikthejë në Tiranë në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin Anton Martini.

Ky i fundit ishte drejtues i prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zerë prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në prokurorinë e Përgjithshme.

Nesër pritet që të bëhet prezantimi i prokurorit Pjetërnikaj në Shkodër. Ndërsa Anton Martini që u largua nga Llalla në fund të mandatit në Shkodër, me rikthimin në Tiranë tek Krimet e Rënda nga Arta Marku, sipas burimeve të Shqiptarja.com do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore. 

Kujtojmë që pak kohë më parë Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku shkarkoi nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në vendin e tij emëroi Donika Prelën. Ndërkohë që vijon riorganizimi te Krimet e Rënda me strukturat e reja që do të ngrihen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?