Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Për të adresuar problematikat, posta e shpejtë 30-40 euro për votë! Bylykbashi: Emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja

13 Shkurt, 16:12| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:31

  • Share

1739459894_gjiknuribylykbashi.jpg

Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, teksa u ndal tek kostoja e postës për votën e emigrantëve, tha se kostoja shkon 30 deri në 40 euro.

“Në këtë projektligj ne adresojmë edhe një shqetësim tjetër. Kërkesa që kanë pasur shumë qytetarë që kostot e postës, posta e shpejtë dhe e sigurt që ka një kosto jo të lirë, rreth 30-40 euro kosto për votë, kjo të përballohet nga buxheti i shtetit. Kjo është një lehtësi, sepse ne i mbajmë këta njerëz të angazhuar, u lehtësojmë ushtrimin e votës së tyre dhe nuk ka asgjë partiake këtu”, pohoi ai.

Sipas deputetit të PS-së, ndryshimet në Kodin Zgjedhor po bëhen për të adresuar problematikat, për lehtësitë administrative që ka kërkuar KQZ për më shumë kohë, me qëllim që zarfi të shkojë dhe të vijë te qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë në kohë.

“Në këtë projektligj ne adresojmë edhe një shqetësim tjetër. Kërkesa që kanë pasur shumë qytetarë që kostot e postës, posta e shpejtë dhe e sigurt që ka një kosto jo të lirë, rreth 30-40 euro kosto për votë, kjo të përballohet nga buxheti i shtetit. Kjo është një lehtësi, sepse ne i mbajmë këta njerëz të angazhuar, u lehtësojmë ushtrimin e votës së tyre dhe nuk ka asgjë partiake këtu”, pohoi ai.

Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi që t’i jepet mundësia të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të votojnë më 11 maj, pavarësisht se nuk kanë një kartë biometrike shqiptare, por kanë të shtetit ku jetojnë. 

‘Janë 4.7 milionë shtetas shqiptarë në regjistrat e gjendjes civile. 3.7 milionë janë në listën e zgjedhësve. 79% e gjendjes civile janë shtetas me të drejtë vote. Ndërsa llogariten rreth 150 mijë deri 200 mijë shtetas që nuk kanë dokumente biometrike shqiptare por të shtetit ku jetojnë dhe ata duhet të lejohen të votojnë. Mundësia për t’u regjistruar teknikisht është e mundur në KQZ, ju duhet të bini dakord. Të drejtën e votës duhet ta kenë të gjithë shqiptarët, me dokumente të huaja, të kenë të drejtë të votojnë. Jepini mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Tensione në Kuvend/ Deputetët PD përplasen me gardën! Doda shkul mikrofonin tenton të godasë Ballën! Noka i hedh shishe ministrit e Spiropalit, përjashtohet! Ndryshimet e Kodit shtyhen të hënën


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?