Politikë

Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta

29 Shtator, 13:40| Përditesimi: 29 Shtator, 14:26

  • Share

 

Kreu i Parisë Republikane ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën për ndryshimet në Komisionet Parlamentare.

Mediu tha se nuk janë përcaktuar detyrat dhe detyrimet e Komisioneve Parlamentare.

“Mendoj se si Kryetar i Kuvendit, kur vini dhe paraqisni përballë Kuvendit, ndarjen mes pozitës dhe opozitës, duhet të bëni të qarta edhe arsyet.  Sot Grupi Parlamentar i PD, iu kërkoi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit, të kishte edhe të pasqyruar edhe komisionet përkatëse edhe shqyrtimet. gjë e cila nuk na u dha, dhe mendoj që është në drejtën e secilit deputet se çfarë voton. Po ashtu duhet të rikthej në vëmendje funksionet në grupet parlamentare. E përsëris, ka dy procedura, njëra kryhet në seancë plenare, tjetra kryhet në grupet e përhershme parlamentare. Ju në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshuat komisionet, pa përcaktuar se kush janë detyrat dhe detyrimet e tyre. Dhe prandaj jemi në këtë situatë sot”, tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve


A.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?