Pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste në ambjentet e Kuvendit, foli për mediat sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Ai u përgjigj interesit të gazetarëve, ku ndër të tjera tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit, ndërsa nesër grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja në përbërje.
'Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.'
Lajmi kryesor:
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
G.K/ReportTv.al