TIRANË- Punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama i shfrytëzoi sot (28 korrik 2025) për të lajmëruar disa ndryshime të rëndësishme, por dhe suprizë në kabinetin e tij qeveritar por dhe në Kuvend.
Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Ervin Mete u larguan nga qeveria për tu zëvendësuar me tre emra të rinj: Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu. Tre emra, jo me profil politikë, por profil teknikë, që kanë mbajtur poste të drejtorëve në sektorë të rëndësishëm.
Ndryshimi më surprizë ishte ai i Taulant Ballës i cili nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë postin e ministrit të Shtetit pa portofol, për Marrëdhënien me Parlamentin, karrigen të cilin e mbante Elisa Spiropali.
Një vit zgjati karriera e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme ( korrik 2023 - korrik 2024). Për vendin e Ballës, si ministër i Brendshëm, Rama propozoi Ervin Hoxhën, i cili kishte vetëm 8 muaj në krye të i IKMT. I emëruar në nëntor 2023 në postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Hoxha për 20 vite ka shërbyer në detyra të ndryshme shtetërore nga niveli ekzekutues deri në nivele të larta drejtimi në institucione qendrore.
Ndërsa për Ervin Meten, karriera në krye të ministrisë së Financave zgjati 10 muaj. (shtator 2023 - korrik 2024). Në vend të tij, Kryeministri Edi Rama propozoi si ministër të Financave Petrit Malaj, aktualisht kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), dhe me një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri.
Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, në një kohë të rëndësishme të rivitalizimi të industrisë së mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, emër i njohur, ndërsa deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, paraprirë me detyra dhe poste të rëndësishme në qeveri si drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme.
Në vitin 2017 Vengu ishte emëruar drejtor i zyrës së antikorrupsionit në Kryeministri, ndërsa në qeverinë "Rama 1" ka mbajtu postin e shefit të kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati. Ndërkohë Niko Peleshi që mbante këtë detyrë prej janarit 2021, tani do të jetë kryetari i grupit PS.
Ndryshimet në Parlament
Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, e solli në vëmendje emrin e Elisa Spiropalit, prej vitesh ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin e njohur për debatet me deputetë të opozitës. Lajmin e dhënë nga Kryeministri Rama kryetarja e re pritshme e Kuvendit e priti jo pak e surprizuar.
"Tani në mbyllje, dua t’ju informoj se do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë te menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit të Shqipërisë t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit' tha Rama.
Tashmë Spiropali do të mbajë postin e numrit 2 të shtetit.
Po në Kuvend socialistët bënë dy ndryshime të rëndësishme. Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e socialistëve do të jetë Bledi Çuçi, i cilin deri më tani ka drejtuar grupin parlamentar socialist. Pikërisht në këtë pozicion Rama propozoi Niko Peleshin, i cili nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes.
Kryeministri Rama nuk humbi kohë por menjëherë pas fjalës në Kongres i dorëzoi vetë personalisht emërimet te Presidenti Begaj për dekretim. Ndërsa nesër Kuvendi është thirrur në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet. Pas dekretit të Begajt ndryshimet në qeveri kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën.
Ndryshimet në qeveri, Rama i njoftoi në fund të fjalimit të tij të gjatë, prej më shumë se një orë në Kongresin e Partisë Socialiste, i thirrur për të votuar Asamblenë e re Kombëtare të kësaj force politike.
Siç ka ndodhur dhe në rastet e mëparshme, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim apo motiv për ndryshimet në kabinetin e tij, ndonëse postet ministrore janë me peshë.
"Tani në mbyllje, dua t’ju informoj se do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë te menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit të Shqipërisë t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit. Po ashtu do propozoj një Bledi Çuçi të marrë detyrën e nën kryetarit të Parlamentit ndërsa Niko Peleshi drejtimin e grupit parlamentar socialist.Ndërkohë sot menjëherë pas këtij takimi do ti dorëzoj Presidentit të Republikës propozimet për disa ndryshime në qeveri si më poshtë:
Ministër Shteti për marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla. Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha,Ministër i Financave Petrit Malaj,Ministër i mbrojtjes Pirro Vëngu. Shumë faleminderit të gjithëve dhe tani keni kohën e pushimit dhe të votimit" tha Rama.
Nuk dihet nëse Rama ministrat e larguar ishin njoftuar më parë për këto ndryshime. Vetë Niko Peleshi pranoi se nuk kishte pasur dijeni.
" Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime. Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, pas Ramës. Jam nga viti 2013. Do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha emocion negativ. Nuk mund ta quaj keqardhje. Kam natyrën që shoh përpara" tha Peleshi.
Taulant Balla - Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm - Propozohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin - Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha Propozohet Ministër i Brendshëm - Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla - Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj - Propozohet Ministër i Financave - Post i mbajtur deri sot Ervin Mete - Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vengu - Propozohet Ministër I Mbrojtjes - Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi - Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi - Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS - Propozohet Nënkrytetar i parlamentit - Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.
Niko Peleshi - Ikën nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - Propozohet kreu i grupit PS
Në shtatorin e 2023 Rama ndryshoi 5 ministra ndërsa emëroi 7 të rinj, ndërsa në vitin 2022 ai largoi nga detyra Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ndaj të cilit prej verës së shkuar ka një urdhër arresti ndërkombëtar.
Pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste në ambjentet e Kuvendit, foli për mediat sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Ai u përgjigj interesit të gazetarëve, ku ndër të tjera tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit, ndërsa nesër grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja në përbërje.
'Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.'
Në fund të fjalimit të tij në Kongresin e PS-së, kryesministri Edi Rama bëri me dije ndryshimet në qeveri.
Pamjet e sjella nga Report Tv sjellin reagimet e deputetëve dhe kongresmenëve të PS në momentin që Rama po përcillte ndryshimet në qeveri.
Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura sot (28 korrik 2024) nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.
Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post prej janarit të 2021, ndërsa tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Tare.
Gjithashtu ai ka pasur edhe disa poste të tjera gjatë viteve të qeverisjes Rama.
Vengu ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme gjatë qeverisjes 'Rama 1' (2013-2017), në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.
Sakaq, Vengu ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019.
Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi ndryshimet në qeveri ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja.
Presidenti Begaj që në nisje të Kongresit, kishte mbërritur në Presidencë.
Foto: Taulant Balla, Ervin Hoxha
Një vit zgjati karriera e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme ( korrik 2023 - korrik 2024). Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e PS se Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë Së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Kjo e fundit do të emërohet kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Në postin e ministrit të Brendshëm është vendosur Ervin Hoxha i cili prej nëntorit të 2023, mbante postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Po ashtu ai ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Kush është Ervin Hoxha?
Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë më 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu në Shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në Balikesir, Turqi. Më tej vazhdoi Akademinë e Lartë të Sigurisë (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.
Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.
Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Gjermani etj.
Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Në datë 26.01.2022 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57. Në nëntor 2023 u emërua në krye të IKMT-së duke zëvendësuar Agim Ismailin i cili u shkarkua nga ky post.
Ervin Hoxha zotëron në nivel të avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze.
Niko Peleshi ka folur pas ndryshimeve ne qeveri. Rama ka propozuar shkarkimin e tij si ministër i Mbrojtjes dhe vendosjen në një detyrë të re, kreu i grupit të PS. Peleshi tha për mediat se nuk kishte dijeni për këtë shkarkim.
Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma deputeti që dua është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.
Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha emocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit parlamentare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes.
(Foto: Petrit Malaj, Ervin Mete)
Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave propozuar sot nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. Ai aktualisht mban postin e drejtorit te AKBN.
Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.
Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.
ORE RAMĒ ÇUNI... PO ME BALLEN Ç'PATE !!!.....MOS NDOSHTA SALA TĒ HODHI NJE DESHIRE NGA BALLKONI....
PërgjigjuAnonim,anonim,anonim,o parti të qofsha falë në mëngjes gomar në darkë gjeneral....
PërgjigjuI njejti fjalim qe perseritet e perseritet..ekip i ri qe do jete prane njerezve...bla bla bla. Dergoji vete ne SPAK ata qe merr sinjale dhe ke fakte se po hane kumbulla dhe dardha pas shpines tende. Mos prit t'u shkoje SPAK e te kap 1 e te lere 3 se nuk eshte zgjidhje. I ke mjetet per te kontrolluar situaten, shqiptaret e kane qejf te denoncojne vete pa ua kerkuar njeri.
PërgjigjuDy ndryshime jane interesante,nje qe u be-E.Spiropali si kryetare kuvendi,me te ne krye,majmunerite qe pame me Rithemelimin ne Kuvend nuk do te kene dhe aq shans edhe sikur muaji i mjaltit mes Rames e Berishes te marre fund qysh neser.I dyti ishte ai qe e deshirojme te gjithe, por duket qe nuk do te behet ndonje here-O z.Rama,po kryetar partie e kryeminister te perjetshem kemi per te te patur deri sa te vdesesh?! Po bej doreheqje o burre ,se po kthehesh ne autokrat populist! Vezen e kuqe na ben, qe te tere i heq e i ve sipas qejfit,por jo veten?! Mjaft qendrove ne krye te PS!
PërgjigjuNga ndryshimet në qeveri Ju pershendes me këngen I kam vënë kapak
PërgjigjuKupa me kapak, kupa pa kapak or teeeejjjjj
Fiks e ke then , iken nje tuf hajdut po vin disa te uritur . Vidhni qr ktij shteti per tu vjedh paska qen ky milet
Me kete spiropalen I ke vene kapak 1 dhe e 2 Pika shpresave tona !!!!
PërgjigjuE si ēshtē kjo pun mamaja pyet gocēn o moj vajz e mbar ka 1 jav qē tē shikoj qē damit me shpulla i bie e gērthet rrofsh moj pēllumbesh. Çfar do tē thot, o moj mama a se kupton ti qē pēllumbesha ime mē bēri drejtoresh se ndryshe Edi Rama smē shikonte me sy po mos ti jepja pēllumbeshēn qē mē bēri drejtoresh. O moj bij e nēnēs po tē roi pēllumbesha qē tē bēri drejtoresh e Edit kurr mos tja Kursesh. E si ēshtē kjo Bot Edi Rama Sultan e drejtoreshat fort i mban.
PërgjigjuNga dita e pare qe kam nisur te votoje ne vitin 1996 dhe deri me sot kam votuar vetem partine socialiste. Po ta ka hyp vetja ne qef si shum o Rama. Shkodranet kur te mallkojn thon "Te hypte vetja ne qef" . Do vojn zgjedhjet se si une ka plot, ktu do jemi
PërgjigjuO vëlla ku të kanë punuar prindërit në kohën e Largëqoftit? E ke në gjak, nuk heq dorë ti nga vota për Edi Ramën. Nëse të është dashur 28 vjet për të kuptuar që nuk janë socialistë por "specialistë" atëherë jo vetëm që ti do të votosh per "specialistët" por edhe fëmijët e tu nesër të njëjtën gjë do të bëjnë si gjyshi i tyre. Jeni gjëma e shqiptarisë që nga '39 e deri më sot. Kolerë e kuqe
Keto duartrokitjet me kujtojne kongreset e Partise Komuniste.
PërgjigjuI ka dhene shume shqiperise dhe partise socialiste shoqja Spirolenka( Lenka Çuko kush e mban mend) prandaj e meriton postin e kryetares, pas 4 vitesh te jeni te sigurte qe Lideri e ka projektuar per presidente. Pellumbesh moj pellumbesh qe me bere drejtoresh. Do ndrite shqiperia me keto ndryshime. 0 korupsion, Drejtesi per te gjithe, Polici e pa inkriminuar dhe Financa te shendosha. Lum ne! Balles i paska dhene celesat e kashtes. Edhe aq shume e ka.
PërgjigjuShikoni komentet dhe kuptoni çfare ka Rama rretherrotull, e me kë kerkon te beje Shqiperine dhe pale per kë ta beje!!! Per ata qe nuk kane sy dhe as veshe...
Përgjigju@Tuku. Pèr kè ta bèjè? Lère mo ti pèr kè ta bèjè sepse shqiptarèt nuk janè tè gjithè si ti qè ngre buste dhe lapidare pèr çdokènd qè tè hedh njè kothere por imagjino pèr njè moment, se si do ishte ky vènd,,pa e vjedhur ai qè ti mendoke se pèr kè duhet ta bèka?
Urime per ministrin e mbrojtjes me shtetesi greek, megjithese nuk vjen nga zonat minoritare. Tani mbetet vetem te caktohet Alfred Shehu (Dhionisos Bejleris) ne ministrine e jashtme dhe Vangelis Dhuljas si minister i drejtesise. Mos u cudisni kur nje dite edhe vorrezat e deshmoreve te kombit te shpallen vorreza greke.
PërgjigjuMir qe e qerroi kte vin meten.viktima bilbil metes ish sigurimsa brez pas brezi.hajdut me cizme,te amf beri namin me kompanit e sigurimeve.ooo sa ka vjedh.plus qe ja merr ha kumblla pas shpines rames...
PërgjigjuBravo vini asnji femij sigurimsi Por vetem te jeni spiuna te greqis serbis apo cias sigurimsi jo
Urime fitoren, paç dorën e mbarë e na shton pasuritë e investimet si mandatet e fituara më parë. Likes mos ja sukuestro pasuritë e mfshehura në emra të Bejlerëve
PërgjigjuFiks deputeti qe duam, me lista te mbyllura. Dmth deputeti qe do krietari...
PërgjigjuEshte nje fat I madh per shqiptaret qe me ne fund ne 2030 pensionistet qe perbejne me te shumten e atyre qe nuk largohen dot nga ky vend I mallkuar te marrin me shume se 150 euro pension. Patronazhistet e shtetit as nje pale breke nuk blejne me aq leke se u duken te lira. . . Gjithsesi ne fund te mandatit te 5 do te kete edhe uje 24 ore per gjithe ballkanin.
Përgjigju2030? Ke tè drejtè @Noli. Aty, mè sè voni zgjidhet problemi i "pensioneve". Deri nè atè datè,,,pensionistèt e sotèm, e kanè adresèn nè Tufinè ose Sharrè. Me siguri qè do duartrokasin nga varri, arritjet e vèndit,,qè pensioni iu rrit para zgjedhjeve,,,nga 150 mijè,,,nè 152 mijè lekè tè vjetra. Tè na rrojè partia e vijès sè bardhè @Noli.
Po z.kryeminister ,komplimente per V.Sinen por jo per Vilmen apo Anduelin qe thjesht perfitojne nga posti qe u ke dhene.Vullneti eshte afer popullit ndersa Vilma neper baret e qytetit ben shoqeri dhe politike me shoqet e saj duhanpirese
PërgjigjuTë pashkollë mësoni se shkruhet "nismë", jo "nisëm". NISMË f. 1. Punë që e merr përsipër i pari dhe me vullnetin e me dëshirën e vet një punonjës a një kolektiv për të bërë ose për të organizuar diçka, zakonisht të re e që kërkon përpjekje; iniciativë. Nismë e guximshme (revolucionare). Me nismën e punëtorëve. Morën një nismë. E përkrahën nismën e punëtorëve. 2. Zanafillë; fillim. Nismë e mbarë. E ka nismën disa shekuj më parë. 3. Mbështetja nga nisemi për të bërë diçka; pikënisje. Duke e marrë nismën nga... * Nismë ligjvënëse drejt. e drejta për të propozuar a për të paraqitur i pari projektligje në organin ligjvënës.
PërgjigjuLum ne shqiptarèt pèr kèto yje qè kemi. Ndriçojnè, udhèrrèfyes bèhen pèr shoqèrinè tonè konservatore dhe tè ngulitur nè mendèsinè e kanunit tè Lekè Dukagjinit,,ajo mendèsia e prapambetur dhe e padobishme,,,ku vjedhja quhej krim dhe jo meritè personale apo ku gjithsecili qè i merrte koka erè dhe i hynte nè hak dikujt tjetèr,,,e dinte saktèsisht se çe gjente,,,dhe jo si sot, ku ata qè kanè çelèsat e zyrave tè administratès,,,fryhen e bèhen si dosa dhe askujt nga ata qè paguhen majmè pèr gjoja drejtèsi, nuk i shkon ndèrmend ti ndalè,,,dhe kèshtu qè shqiptarève,,,ata me çelèsat e kashtès nè dorè,,,marrin rrugèt e botès pèr mbijetesè,,dhe jo sepse e patèn èndèrr personale degdisjen. Lum ne o shqiptarè pèr kryeministrin qè kemi. Èshtè i vetmi kryeministèr nè europè, qè mbahet mè kèmbè, jo pèr arritjet e veprès sè tij por sepse mban tè balsamosur nè xhamin e vitrinès,,,kufomèn kudèrmuese tè Sali Qoftlargut. PO NUK MÈ PRANUAT MUA,,,VJEN PRAP KY,,èshtè mesazhi. Lum ne pèr kèta yje,,,lum ne pèr pazaret e menderosura me Sali kufomèn non gratè dhe Ilir hajdutin qè bèri president. Yje jini,,,,ndriçoni. Gjeni shesh,,bèni pèrshesh.!!!
PërgjigjuISHALLA NË 2030 KEMI UJË E DRITA 24 ORË... MAR
Fitore 2030 PS .Qente le te lehin ,karvani ecen prepara me gjigantin Edi Rama .