Foto: Taulant Balla, Ervin Hoxha
Një vit zgjati karriera e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme ( korrik 2023 - korrik 2024). Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e PS se Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë Së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin. Kjo e fundit do të emërohet kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Në postin e ministrit të Brendshëm është vendosur Ervin Hoxha i cili prej nëntorit të 2023, mbante postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Po ashtu ai ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Kush është Ervin Hoxha?
Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë më 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu në Shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në Balikesir, Turqi. Më tej vazhdoi Akademinë e Lartë të Sigurisë (Offizier Schule des Herres) në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.
Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane (Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.
Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Gjermani etj.
Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Në datë 26.01.2022 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57. Në nëntor 2023 u emërua në krye të IKMT-së duke zëvendësuar Agim Ismailin i cili u shkarkua nga ky post.
Ervin Hoxha zotëron në nivel të avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze.
Lajmi kryesor:
Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi
S.G/ReportTv.al