Pirro Vengu

Profili/ Kush është Pirro Vengu, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës që ka nënshtetësi greke, emërohet ministri i ri i Mbrojtjes! Zëvendëson Niko Peleshin

28 Korrik, 15:17| Përditesimi: 28 Korrik, 22:34

  • Share

1722173354_1722172668pirrovengunikopeleshi.jpg

Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura sot (28 korrik 2024) nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.

Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post prej janarit të 2021, ndërsa tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Tare.

Gjithashtu ai ka pasur edhe disa poste të tjera gjatë viteve të qeverisjes Rama.

Vengu ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme gjatë qeverisjes 'Rama 1' (2013-2017), në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.

Sakaq, Vengu ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019.


Lajmi kryesor:

Kongresi PS/ Rama ndryshon qeverinë! Ikën Balla, Mete e Peleshi! 3 emra të rinj në kabinet! Malaj tek Financat, Vengu tek Mbrojtja! Hoxha ministër i Brendshëm! Spiropali Kryetare Kuvendi


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?