Ndryshimet në qeveri, Tabaku kundër shkarkimit të Ahmetajt: A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve?

28 Korrik 2022, 18:09| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 21:50

  • Share

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku foli jashtë Kuvendit në përfundim të seancës parlamentare për votimin e ndryshimeve në qeveri. Ashtu si kolegët e saj të opozitës, Tabaku kritikoi Lindita Nikollën që rrëzoi kërkesën për debat duke thënë se kishin frikë nga akuzat për inceneratorët.

“Sot parlamenti mohoi kërkesën e PD, u ndryshuan dhe prioritetet e qeverisë. E papranueshme që opozita të mos ketë asnjë hapësirë parlamentare. Besoj se ndryshimi i zëvendës kryeministrit është i papranueshëm. A kishte ky vendim lidhje me çështjen e inceneratorëve? Kryetarja e parlamentit duhet të tregonte që ishte mbi palët dhe dështoi ta bënte këtë.

E kuptoj luftën politike dhe përdorimet politike. Ne jemi për parimin e hapjes së dosjeve me anë të një ligji që do ta sjellim njëherë e mirë në ditët në vijim, që do të ndajë Shqipërinë nga periudha e tranzicionit. Partia Socialiste nuk ka moral që të përdore Autoritetin e Dosjeve për luftën e brendshme politike. Nuk patëm mundësinë të diskutojmë as për këtë, as për rezolutën ndaj Kosovës dhe as për integrimin. Ashtu siç dinë të bëjnë e përdorin Parlamentin si noter”, tha Tabaku.

Ndërsa deputetja Ina Zhupa tha se Lindita Nikolla, me urdhër të Edi Ramës nuk lejoi opozitën të flasë për proçedurë. 

"Lindita Nikolla me verbëri politike ndjek porositë e shefit të saj dhe shkel ligjet e vendit.  Nuk ka asnjë rëndësi për qytetarët se kë do vendosi Rama si ushtar të tij në qeveri. Sot parlamenti nuk mund të kishte çështje më të rëndësishme sesa të merrte shpjegimet e ministres së kulturës: Pse dhe si ka vendosur një antishqiptar në krye të Butrintit? Refuzuan pa asnjë shpjegim interpelancën urgjente me Elva Margaritin për antishqiptarin Richard Hodges që sot i kanë dhënë Butrintin dhe nuk lejuan as fjalën për procedurë. Nuk e mbroni dot tradhëtinë kombëtare duke mbyllur mikrofonat e parlamentit për opozitën", tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Miratohen ndryshimet në qeveri, Balluku si zv.kryeministre dhe Dhuka në krye të negociatave me BE! Alibeaj dhe Berisha kërkuan debat, mazhoranca tha jo


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?