Ndryshimet në Kodin Penal: 15 vite burg nëse thyen karantinën dhe shkakton vdekjen e personit që infekton, 5 vite burg bizneseve që thyejnë urdhrat

9 Prill 2020, 10:04| Përditesimi: 9 Prill 2020, 15:09

  • Share

TIRANË - Report Televizion zbardh draftin e propozimeve për ndryshime në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19.

Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet. Një shembull konkret është: Nëse një lokal që nuk respekton rregullin dhe qëndron hapur, siç ndodhi në qytetin e Elbasanit, nuk vendoset masë administrative me gjobë, por me burgim, pasi prej aty u infektua pronari dhe janë marrë tamponët e rreth 45 personave që kanë pasur kontakt me të pasi kanë hyrë në lokalin e hapur në paligjshmëri.

Ndërkohë, kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet.

Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Thënë më thjesht, nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgin në 10 vjet.

Por nëse nga kjo shkelje, shkohet në vdekjen e personit tjetër, dënimi është me burg nga 5 deri në 15 vjet. Pra, nëse hetimi epidemiologjik zbulon që personi i infektuar me koronavirus që ka humbur jetën (hipotetikisht), ka pasur kontakt me personin që ka thyer karantinën, ku i fundit rrezikon burgun deri në 15 vite. 

Këto janë propozimet e deputetes Edlira Bode, që pritet të miratohen në Kuvend në seancën e 16 prillit. Ndryshimet në Kodin Penal i paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një komunikim publik mbrëmë.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa sens: 10/04/2020 09:26

    Futja kot i thone ketij muhabeti, sa me mbajt dynjane me muhabet. Ju keni te burgosur vrases e hajdute brenda, qe po i coni ne shtepi prej Covid19, ndersa do fusni brenda kta qe kan thy karantinen, hahaha

    Përgjigju
  • Opaaaaaa1: 09/04/2020 14:23

    Ore jeni mire apo shkat nga trut e kokes ... komunizem... ky eshte cenin i drejtave te njerut.. troc.. jeni ne panik se ska mundesi ... ne e kemi kaluar kovidin qe ne nentor ku tani po na cani trapin

    Përgjigju
    • Eri: 09/04/2020 14:33

      E verete qe e kemi kaluar qe ne 2019.

  • loni: 09/04/2020 13:29

    i lumt atij te gjatit do te behet mbret kur gjen ket popull dele dhe barkzgjosur qe e genjen me therrime futi dhe ne burg tani ata qe skan se ca te hane se ata t ti se te duhen per vota shtet pler qe perbehet nga plera

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/04/2020 13:09

    Po ju liruat 600 te burgusur, kush do ti mbledhi ata perseri në burg? Liruat të burgosurit a e kuptoni ç ckeni bere? Si do burgosni të tjerë? Kjo eshte nje pesë me hiç vetem për të trembur e bëni!

    Përgjigju
  • Sabri: 09/04/2020 12:46

    Po te ishte Basha Vetem14 dite burg. Brenda te gjithe se ishit mesuar te dilnit jashte varavingu kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Ballkanistan: 09/04/2020 12:30

    Ore shume vite burg, ai tjetri vrau dhe doli nga burgu me arest shpie.

    Përgjigju
    • Andon: 09/04/2020 12:45

      Ligjet jan per fukarain .

  • Adi: 09/04/2020 12:21

    Hallall se nuk marin vesh me te mir kafshet te vijn te jetojn ktu ku jam un e ta marin vesh cdo te thot pandemi

    Përgjigju
    • Per Adin: 09/04/2020 13:19

      Eja jeto ti ketu ta maresh vesh se cdo te thot varferi.

    • Kafsha: 09/04/2020 13:11

      Ti Jorgo rri atje ku je dhe mos na hajde në Shqiperi se do na semuresh! Rri në jorgjeri s ke pune të vish ketej!

  • Hodo: 09/04/2020 12:20

    Iniciative shume e mire.Jo vetem aq por edhe ca nene per zyrtaret qe nuk marrin masat ne kohe apo neglizhojne, burf deri ne 100 vjet. Edhe nje nen per kritiket ose opoziten nese sjane ne nje mendje e ide me kryeministrin, gjobe 10 milion deri 3 vite burg.

    Përgjigju
    • Rikja: 09/04/2020 13:20

      Besoj se po tallesh.Si mo burg per opoziten nese nuk eshte dakord.Jo po internim per agjitacion propagane.

  • Bes: 09/04/2020 12:09

    Po ben cmos te instaloj pushtetin e milicis vet. Ne emer te virusit gjoja sepse statistikanska % infektuar nr popullsise nuk jepen sekret shtetror. Gjith kjo loje per pushtet jo per shendet. Gjith kto vite per demokraci per liri per te drejta per dinjitet ky do ti fshi me nje dekret sepse i pelqen pushteti absolut sullatan erdogan mbase kto jan jan qellimet definitive qe mendon se do harije nepermjet kanosjes por e ka gabim. Ndime sociale 0 ndime ekonomike 0 ndime mjeksore 0 pse mer si shembull gjithmon vendet ku qeverit poshterojn popullsine si kafsh te egra duke i rraf me thupra e duke i terheq zvare neper rruge??? Sepse kjo eshte mendesia e tij per popullin shqiptar na shef si kafsh cirku qe po nuk bem si do ai ai te poshteron te burgos te denon sepse nuk i pergjigjesh urdhrave arbitrare te pa llogjikshme imagjinare per nje fund katastrofik. Ktej na citon europen mgjes drek dark se ku duhet te aspirojm me hapje celje negociatash ngabana tjeter shfaq pamje filmike si perdhunohet dinjiteti njerzor me pamje nga vende ku drejtojn diktator. Ta ndaj qendrimin qart se nuk shkojn bashk kto dy doktrina.

    Përgjigju
  • beni: 09/04/2020 10:59

    leri njetzit te levizin lirisht ne spital shkojn Ato qe kan 10 semundje ose.drogmenet turpi zotit edhe gjermani e pohoj korona virus Nuk ka ne shqiperi

    Përgjigju
  • Astrit: 09/04/2020 10:59

    Per ke do jete ky ligji per 2 milion banore qe eshte katandisur Shqiperia? Ironike eshte qe nismetare jane vene deputete femra... Jane bere lavjerresa te Psiko-Autokratit nga Surreli...Keqardhje!

    Përgjigju
  • Shqip: 09/04/2020 10:47

    Ky u be m keq se enveri hall i madh

    Përgjigju
    • Miti: 09/04/2020 23:53

      Te befte mire, tu bastard. Po e them dhe nje here, nese je i infektuar, je ne dijeni dhe del ne rruge te infektosh njerezit atehere ky eshte krim, eshte vrasje. Te infektuar me SIDA qe kane patur mardhenie me partnere pa i informuar dhe pa u mbrojtur kudo ne boten e qyteruar denohen me burg. E njejta gje per ata qe perhapin epidemine. Por shtazet si ty mendojne qe po e tha Rama eshte gabim, se urrejtja i ka verbuar, si Voltana leshin apo trap Deden, qe per inat te Edi Rames bejne thirrje per te thyar karantinen. Edi Rama ka shume gjynahe, por kjo nuk i ben detyrimisht te gjitha ato qe ben te gabuara.

    • Per mitin: 09/04/2020 15:18

      Ik o miti mos na m...itin

    • Alb: 09/04/2020 13:14

      O m*** sjan problem lighet ketu jan ata qe i bejn dhe i mbikqyrin tjt vrau dhe doli me 20 dit burg ky na ben ligjvenes ky korrupsioni ne pilici dhe gjykat eshte ne nivele katastrof.

    • Miti: 09/04/2020 11:21

      Pse? Nese ti je i infektuar, je ne dijeni te ketij fakti,thyen qellimisht karantinen dhe me kete veprim infekton dike qe me pas vdes, ka ndonje ndryshim nga dikush qe merr nje pistolete dhe vret dike? Per mendimin tim pak eshte 15 vjet ne kete rast. Duhet te klasifikohet njelloj si vrasje me paramendim, 25 vjet minimum.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?