Kronikë
Top 24

Në 1 muaj digjen 10 kabina elektrike brenda pallateve te 'Unaza e Re' në Tiranë

25 Dhjetor 2018, 14:26| Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 17:59

  • Share

TIRANE-10 kabina elektrike, 7 prej të cilave private janë djegur brenda pallateve në Unazën e Re brenda një muaji. Djegia e tyre shkakton sasi të madhe tymi dhe asfiksim të qytetarëve. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë Shkëlqim Goxhaj thotë se djegia e kabinave ka ardhur për shkak të mbingarkesave dhe në disa raste zjarrfikësit e kanë të vështirë të hyjnë.

Goxhaj tregon këshillat për qytetarët që të mos asfiksohen, duke filluar që nga mos hapja e dyerve deri tek qëndrimi në ballkon. Vetëm pak ditë më parë në zonën e Unazës së Re u dogj një kabinë elektrike, duke bërë që 7 persona të asfiksohen nga tymi, por pa rrezik për jetën. Në çdo rast që ka zjarr në pallat banorët nxitojnë të dalin në ambientet e jashtme, por shpesh kjo është dhe arsyeja që asfiksohen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?