Më shumë se 516 milionë euro kredi është marrë pranë bankave të nivelit të dytë nga bizneset dhe qytetarët vetëm në dy muajit e parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e dhënë në janar dhe shkurt ishte afro 166 milionë euro më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në këto muaj të parë të vitit vlera më e madhe e kredisë ka shkuar për sektorin i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve, ndjekur nga ndërtimi, energjia elektrike, industria përpunuese dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme.
Kërkesa për kredi pritet të rritet edhe më tej sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, e përqendruar kryesisht tek nevoja e bizneseve për të bërë investime, ndërsa tek qytetarët shtysë është kredia hipotekore, për të blerë banesë.
Teksa borxhet e bizneseve dhe qytetarëve po rriten përsa kohë po rritet kredia e marrë, nga ana tjetër në shkurt u tkurrën me afro 53 milionë euro kursimet e tyre në raport me janarin e këtij viti.
Në fund muajit janar, depozitat përllogariteshin në 12.9 miliardë euro, ndërsa në fund të muajit shkurt totali i tyre ra në 12.8 miliardë euro. Në muajin e kaluar krahasuar me janarin janë ulur me 38.3 milionë euro kursimet në valutë, si dhe u regjistruan 14.5 milionë euro më pak depozita në lekë.
Prej muajsh tashmë po vërehet tendenca e qytetarëve dhe bizneseve për ti rritur depozitat në Lekë, kjo edhe për shkak të zhvlerësimit të fortë të valutave prej 1 viti.
KREDIA E RE PËR EKONOMINË
Janar-Shkurt 2023 350,661,410 euro
Janar-Shkurt 2024 516,613,049 euro
Rritja +165,951,639 euro
TOTALI I DEPOZITAVE
Janar 2024 12,942,091,374 euro
Shkurt 2024 12,889,168,747 euro
Rënia -52,922,627 euro
DEPOZITAT NË VALUTË
Janar 2024 7,129,226,766 euro
Shkurt 2024 7,090,897,063 euro
Rënia -38,329,703 euro
DEPOZIAT NË LEKË
Janar 2024 5,812,864,608 euro
Shkurt 2024 5,798,271,684 euro
Rënia -14,592,924 euro