Unaza e Madhe e Tiranës

Projektet për vitin 2024/ Autostrada Tiranë - Durrës, zgjerohet me 4 korsi! Mbyllet punimet e Unazës! Nis gazifikimi i Korçës

14 Nëntor 2023, 15:24| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 18:53

  • Share

Në komisionin e Ekonomisë u prezantua sot projektbuxheti i ministrisë së infrastrukturës ku, janë parashikuar fonde për zgjerimin me 4 korsi i autostradës Tiranë-Durrës, si dhe për avancimin e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë.

Ministrja bëri të ditur se vitin që vjen mbyllen punimet për Unazën e Tiranës dhe tunelin e Llogarasë. Ndërsa në vitin 2025 pritet të mbyllen punimet për tunelin e Murrizit si dhe do të mbarojë pas 16 vitesh rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Kurse sa i takon sektorit energjetik, do të nisë në 2024 gazifikimi i Korçës.

Po ashtu po punohet për të hapur garën për ndërtimin e rrjetit të gazit Fier-Vlorë, që do të bëjë të mundur edhe lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC Vlorë.

Sa i takon hekurudhave, janë parashikuar fonde për linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Tiranë – Durrës, i cili do të ndërtohet edhe me ndihmën e BE, kurse janë në shqyrtim 5 ofertat për hartimin e studimit të fizibilitetit për linjën e re Durrës – Prishtinë, që do financohet nga buxheti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024 është 52.87 mld lekë, nga 61.8 miliardë lekë i planifikuar për këtë vit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • komani: 16/11/2023 20:58

    gfsgyuxxc

    Përgjigju
  • durrsaku: 15/11/2023 08:02

    Kjo quhet autostrada e vdekjes dhe jo autostrada tirane durres......kjo esht rruga me me shume aksidente ne shqiperi........dhe ishalla nuk vidhni e beni gropa gropa per 1 vit...bejni taman me kushte te mira dhe mbusheni me kamera......hajd per hajer ishalla

    Përgjigju
  • Iris: 15/11/2023 03:11

    Kam degjuar qe Korca dikur me gaz ngrohej,por nuk e di se perse hoqen dore.s.d.q lajmi i mire per pyjet,shpetuan nga sepata e korcareve qe i prinin per ngrohje! Alternativa per ngrohje nga energjia e ers e Diellit duhet te ishin pjese e ketij projekti. Lajm i mire jane dhe hekurudhat,por nuk duhet te kete vetem rindertim e modernizim te tyre,duhet menduar per zona ku s'ka patur kurre me pare.Eshte turp qe ne kohen e Xhaxhit te ndertuara me pune vullnetare e aksion dhe me mjete primitive e beheshin me shpejt se sa sot me kushtet e mundesite qe jane tani!

    Përgjigju
  • Shkodrani ST: 14/11/2023 18:56

    ndoj rruge nga veriu apo vl turisteve te velopojes shengjinit thethit lepushes…

    Përgjigju
    • Or tej: 15/11/2023 06:49

      Ja do bejne trenin caf cuf nga hani i hotit ne vore. Perndryshe nqs e ke per shpejt punen perdor bicikleten or teeeejjjjj

  • Ja vlen: 14/11/2023 18:43

    Ja vlen te kthehesh nga Greqia dhe vende te tjera per ne shqiperi ! Me keto reforma Shqiperia po behet nder me te zhvilluarat per pak vite! Shume bukur

    Përgjigju
    • Bela: 14/11/2023 21:53

      O idiot i seleksionuar , çfare ja vlen me kete qe nuk bejne dot 25km hekurudhe ta rehabilitojne jo pale ta ndertojneëëëë

    • Ari: 14/11/2023 20:01

      Ik mor kar futi noj sufllaqe!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?