Rruga Milot-Balldre do të jetë me pagesë për qytetarët! Në dhjetor hapet gara për koncesionin për ndërtimin e këtij segmenti

14 Nëntor 2023, 14:03| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:53

  • Share

Në muajin dhjetor do të rihapet gara për dhënie me koncesion të ndërtimit të rrugës Milot-Balldren-Kufiri i Malit të Zi. Lajmi është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës në Komisionin e Ekonomisë, kur bëri të ditur se kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, ndryshe nga sa ishte plani i parë i koncesionit.

“Në muajin dhjetor lançohet gara për koncesionin bazuar në instrumentin e pagesës nga qytetarët, që pjesa Milot-Balldren dhe Balldren-kufiri i Malit të Zi, do jenë pjesë e koncesionit të korridorit blu.

Kjo është gara e dytë që do të hapet për këtë koncesion, u fitua nga kompania ANK por u anulua e cila bëri propozimin e pakërkuar”, tha ministrja e Infrastrukturës.

Gara për këtë projekt u hap në vitin 2018 pas një oferte të pakërkuar që bëri aso kohe kompania ANK e cila u shpall edhe fituese e këtij segmenti që ka gjatësi rreth 18 kilometra, ku vlera e tenderit ishte 161.5 milionë euro dhe kontrata PPP do të zgjasete 13 vite. 

Por teksa pritej të nisnin punimet Ministria e Infrastrukturës njoftoi se koncesioni ishte anuluar, dhe për Report TV, sqaroi se kompania kishte pamundësi për të plotësuar kushtet kontraktuale dhe si e tillë ministria nuk mund të konsiderojë vazhdimin e këtij koncesioni.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?