Zjarri në kodrat e Kryekuqit në Divjakë

Në 24 orë 3 vatra zjarri/ Flakët 'përpijnë' kurorën e Peqinit! Në Fushë-Krujë shpëton kisha...mbi 5 ha pemë e shkurre digjen në Divjakë

21 Gusht 2020, 21:21| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 21:38

  • Share

TIRANË- Ky fund gushti ka rikthyer zjarret në vendin tonë! Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme janë regjistruar tre vatra zjarri në Peqin, Divjakë dhe në Fushë- Krujë. Situata është paraqitur me alarmante në Peqin, ku flakët kanë shkrumbuar dhjetëra sipërfaqe ullishte, teksa zjarri ka shkuar shumë pranë banesave, por që fatmirësisht është vënë në kontroll. Në ndihmë të zjarrfikësve së Peqinit kanë shkuar edhe zjarrfikëset e Elbasanit, por terreni i vështirë nuk favorizon punën e tyre për të shuar flakët.

Ndërkohë, në Derven të Fushë-Krujës ka shpëtuar mrekullisht nga flakët kisha e fshatit, por nuk kanë pasur të njëjtin fat mbi dy hektarë bimësi të cilat u shkrumbuan.

Rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të së premtes një vatër zjarri u regjistrua në kodrat e Kryekuqit në Divjakë, duke djegur krejtësisht një kodër me pemë të vogla dhe shkurre rreth mbi 5 hektar. Flakët të favorizuara nga era rrezikojnë të djegin një sipërfaqe me ullishte, ndërkohë që për shuarjen e tyre kanë kontribuuar edhe banorë të zonë, por duket shumë e vështirë.

Në të trija vatrat nuk dihen ende shkaqet e zjarret, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nisur edhe nga deklarata që ka dhënë me herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili tha se po digjen pyje për t'u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.

Ora 19:32
Zjarr në kodrat e Kryekuqit në Divjakë! Digjen shkurre, rrezikohet sipërfaqja me ullinj (VIDEO)

DIVJAKË- Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premte në kodrat e Kryekuqit në Divjakë.

Nuk dihen ende shkaqet, teksa mësohet se rrezikohet një sipërfaqe me ullinj.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri në kodrat e Kryekuqit në Divjakë
Ora 16:53
Digjen dy hektarë bimësi në Derven të Fushë-Krujës, shpëton mrekullisht kisha e fshatit

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Derven të Fushë-Krujës.

Nga flakët janë janë djegur shkurre dhe pemë të ndryshme, ndërsa është rrezikuar seriozisht edhe kisha e këtij fshati. Madje flakët janë afruar shumë pranë saj, pasi kanë patur në favor erën, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Kjo falë ndërhyrjes së zjarrfikses së Krujës dhe asaj private të Niklës. Kisha ishte ndërtim parafabrikat.

Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flkaëve të cilët deri më tani kanë djegur afro dy hektarë ferra, shkurrë dhe pemë.

Ora 09:42
Zjarri përpin kurorën e Peqinit, rrezikohen disa shtëpi! Në vendngjarje edhe zjarrëfikset e Elbasanit (VIDEO)

PEQIN- Një zjarr i madh ka mbërthyer mbrëmë kurorën e Peqinit, duke shkaktuar dëme pasi është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme zonë e gjelbër.

Flakët që kanë përpirë kurorën ka qenë të mëdha, ndërsa edhe vendosja në kontroll ka qenë e vështirë. Për këtë arsye ende zjarri vijon të jetë aktiv dhe po afrohet pranë disa banesave. 

Nga flakët, një qytetari i janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe i është rrezikuar banesa. "Kanë ardhur zjarrfikëset nga Cërriku, edhe banorët e lagjes. Po e pamundur, i favorizon era. Kam pas shumë dëme, mu n dogjën të gjitha ullinjtë. Po ça të bëjmë, kishim hall se po na digjej shtëpia, me stallë me lopë, hajt mo", thotë një nga qytetarët për Report Tv.

Në ndihmë të zjarrfikësve së Peqinit kanë shkuar edhe zjarrfikëset e Elbasanit, por terreni i vështirë nuk favorizon punën e tyre për të shuar flakët.

1598021641_zjarripeqin.jpg

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?