Në 25 vjetorin e Kushtetutës, Berisha akuza drejtësisë! Sulmon kryetaren e GJK: Fjalor i zhvejkut, politizimi i gjyqësorit po i çjerr maskën reformës së re

27 Nëntor 2023, 15:29| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 17:04

  • Share

Në 25 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës, , kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj apeloi që politika të ndalë sulmet ndaj gjyqësorit. Por Sali Berisha sërish sulmoi jo vetëm drejtësinë, por edhe drejtpërdrejt Zaçajn duke thënë se fjalori i saj është i njëjtë me atë të zhvejkut (ushtarit të bindur). 

“Ky është tipik fjalori i Shvejkut. Jo i thuaj zonjës Zaçe, është politizimi i gjyqësorit që po i çjerr maskën reformës së re dhe po të kishte ndërgjegjen minimale si juriste konstatonte se ajo zonja (Enkelejda Millonai) që mban dosjen për të mos shkuar në Kushtetuese e mban për ligjet obskure me Taulant Ballën”- u shpreh Berisha në një konferencë për gazetarët.

Po ashtu, Berisha nuk kurseu as sulmet ndaj ministrit të Drejtëisë Ulsi Manja për të cilin tha se i druhet një shkarkimi nga Rama dhe zëvendësimi nga Fatmir Xhafaj. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I. Lir: 27/11/2023 17:59

    Po si nuk ka turp ky lloj bureci qe çiret per "varjen e drejtesise"...po nese kjo sot quhet e varur sipas ketij burrecit Salih...ate ne kohen kur mbreteronte vete e kishte varur duke ja rrethu litarin 25 here dhe e terhiqte zvare me makinen e tij rruge me rruge te Shqiperise...! Po pse i haroi kaq kollaj ky milet bemat e ketij shtrigani me prokuroret e gjyqtaret.??? Turp turp turp. Te flase ky gojeshthurur i pacipe e vulgar per drejtesi te varur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?