Ish-deputeti Spartak Braho deklaroi në emisionin ‘Frontline Intervew’ në Report Tv se Sali Berishës i është hequr imuniteti në vitin 1998 për grusht shteti e se refuzoi që të paraqitej në komision. Për gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se Sali Berisha u mor me forcë, ndërsa shtoi se nuk u paraqit asnjëherë në prokurori.
‘E mban veten si kampion i zbatimit të ligjit. Në vitin 1998 prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës për grusht shteti. Unë kam qenë kryetar i komisionit në atë kohë. E thirra disa herë që të paraqitej për të shqyrtuar. Ishte një komision miks. Madje një nga anëtarët më aktiv ishte Nikoll Lesi që votoi pro heqjes së imunitetit. Ata të PD-së nuk qëndruan, ikën nga komisioni. E morëm forcërisht Sali Berishën, ja komunikuam se komisioni ka vendosur të heqë imunitetin. Masë të cilën e miratoi po atë natë Kuvendi. 4 vite prokuroria e thirri vazhdimisht dhe ai nuk u paraqit asnjëherë. Ky është Sali Berisha. Unë atë kam hall se ky do të dalë do të bëjë rrëmuja, se do t’i shkojë polici poshtë shtëpisë dhe do të kërcënojë u hodha nga ballkoni.’- tha Braho.
Lajmi kryesor:
Spartak Braho tregon si u mor Sali Berisha me forcë në komision në '98: Është frikacak! Janë 260 djem tropojanë të vrarë, duhet të përgjigjet
M.Q.//ReportTv.al