Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker ka thënë se Harry Kane e ka mbyllur me kombëtaren e "Tre Luanëve", fill pasi sulmuesi i Bayern Munich nuk e ndihmoi përfaqësuesen e tij në finalen e Euro 2024, humbur 2-1 me Spanjën.
"Një pjesë e hamendësimit në mendjen time ishte ajo që do bënte Anglia, sikurse çfarë bëri Harry Kane. Nuk ishte vetvetja në këtë turne. Ai është tani në të 30- at. Kur isha 30 ose 31 vjeç, këmbët e mia filluan të më linin. Unë u tërhoqa nga futbolli ndërkombëtar në moshën 32-vjeçare.
Në moshën 31-vjeçare kjo po ndodhte që mos të kisha fuqi mjaftueshme për të qenë konkurrues dhe është e tmerrshme, e tmerrshme. Mendojë se Kane e ka mbyllur ciklin me kombëtaren", tha Lineker.
Në karrierën e tij të gjatë, Kane nuk ka fituar asnjë trofe. Kujtojmë se dje trajneri Gareth Southgate dha dorëheqjen.