TIRANË- SPAK thërriti për të marrë në pyetje Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën, dhëndër e vjehërr të dy në arrest shtëpie në hetim për aferën “Partizani”. Për Malltezin u caktua kjo e mërkurë e për ish-kryeministrin, Berisha, e enjtja. Në të dyja rastet avokatët, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan që seanca e marrjeve në pyetje të shtyhet për shkak të angazhimeve të tyre. SPAK e pranoi kërkesën e avokatëve duke i ftuar për tu marrë në pyetje javën që vjen, Berisha më 23 janar, dhe Malltezi më 25 janar.
Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë më 24 janar kërkesën e Berishës për heqjen e masës arrest shtëpie dhe ankimimin kundër vendimit që rrëzoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, të dyja këto ankime janë depozituar në një dosje që u regjistrua sot nga Apeli i GJKKO. Kjo gjyqtare më 21 nëntor 2023 liroi nga burgu Jamarbër Malltezin, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
“Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi”, njoftoi sot Apeli GJKKO.
Kërkesat e Berishës janë në duart e gjyqtares në konflikt interesi me familjen Berisha për të cilën Report Tv zbuloi ekskluzivisht se në vititn 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m2 në një nga kullat e Malltezit te ish-kompleksi Partizani, të cilin e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi. Konflikti i interesit është pranuar edhe nga SPAK duke qenë se apartamenti ku jeton gjyqtarja është ndërtuar pikërisht nga kompania “Homeplan” që është në qendër të kprocesit të hetimit, dhe atje është aksioner Jamarbër malltezi. SPAK ka bërë rekurs në gjykatë të lartë kundër masës “arrest shtëpie” duke kërkuar kthimin në qeli të Malltezit.
Në të njëjtën kohë, avokatët presin përgjigje nga SPAK për kërkesën e tyre që t’i jepet leje Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare. në ushtrim të detyrës së deputetit. Nga 30 dhjetori Berisha e ka thyer thuajse çdo ditë vendimin e gjykatës duke mbajtur fjalime nga dritarja, në kundërshtim me vendimin që i lejon komunikimin vetëm me rrethin e ngushtë familjar
SPAK akuzon Berishën për korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Malltezit i ka shtuar edhe akuzën e pastrimit të parave, se ka përfituar 5.4 milionë euro nga ndërtimi i 19 kullave në territorin e ish-kompleksit sportiv falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Është LOJË e S.Berishës me drejtësinë.Pasi edhe nuk e njehë duke i quajtur SKAP,BABDA,..dhe tashmë kërkon shtyrje të seancave gjoja janë të zënë AVUKATËT ME 4-5 BORDERO dhe Avokat për çdo të burgosur duke marr para me THASË. -SPAK+TJKKO të vazhdoi sipa PLANIT pa u ndikuar nga KRIMINELI NON GRATA. -Nëse avokatët nuk paraqiten në seancë të CAKTOHET AVOKAT SHTETI. -Është DREJTËSIA në fuqi e jo i pandehuri me drejtësinë. -BOLL MË ME DREJTËSINË RRUMPALLË SIÇ KA BËRË SALIU NË 33 VITE,DUKE TREDHUR DREJTËSINË.
PërgjigjuOre po ky spaku a ben hetime dhe te fut mrena ? Apo te fut mrena dhe ben hetime?
PërgjigjuKy spaku..është I kapur nga edi droga.. Përse ky ..spaku.. Nuk heton..të gjithë.. Por kundërshtarët politikë..të rames.. Jo se salehu është I mirë Por përse spaku.. Nuk heton socialistët..
Kete dhendrin e KRYEQELBËSIRËS senSHQIPERISE mos i ferkoni koken po ndryshoni masen e arrestit nga shtepiak ne QELI TË BURGUT se kete avaz ka ky HAJDUT....keshtu do lozë,e dridhet me avokatet mafioze....
Përgjigju