Kosova & Rajoni

Autobusi i kompanisë mori flakë dhe humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ‘Besa Trans’ u padit  4 herë në 2021

23 Nëntor 2021, 13:12| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 13:16

  • Share

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u dogj në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të COVID në vitin 2021.

Kjo gjë u vërtetua nga Inspektorati Shtetëror i Transportit. Ata thonë se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet është paditur 4 herë.

Në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar në periudhën e pandemisë.

Nga Inspektorati thonë se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?