Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga Berati tha se Partia Socialiste mundësoi barazinë para ligjit që sipas tij kemi aktualisht. Rama tha se në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të bërë shtet demokratik dhe barazi para ligjit.
Rama shtoi se kjo garantohet vetëm me Partinë Socialiste, pasi sipas tij lideri i opozitës ka premtuar se pas 11 majit do të çlirojë TikTok dhe do të shkrijë SPAK. Kreu i PS-së u shpreh se pas 11 majit, opozita do të përballet vetëm me Noc Rrokun.
'Punët për negociatat duhet të vazhdojnë. Jo po doli bufi nga këneta, nuk duhet të ketë fare nga këto. Nëse humbasim kohë, luajmë me fatin tonë. Ne nuk e dimë se mund të zhvillohen ngjarjet që do vijnë. Gjërat mund të kthehen siç ishin më përpara. Ky është momenti, tani duhet ta kapim dhe duhet të hyjmë brenda. Çdo socialist, demokrat, i majtë, i djathtë, duhet të jetë i interesuar, në radhë të parë që ne të hyjmë brenda. Unë iu çoj në Bashkimin Evropian. Për këtë kemi bërë punë të madhe, diplomaci të madhe. Është histori për libra, nuk është histori për ta treguar sot. Trenin e historisë që kalon më 11 maj, shqiptarët ta marrin dhe të shkojnë përpara.'-tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
H.K/I.M/ReportTv.al
