Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mesnatën e mbrëmshme në territorin e Bashkisë së Dimalit, në qarkun e Beratit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një plantacion të mbjellë me ullinj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 (e martë) në fshatin Goriçan të njësisë Kutalli dhe punonjësve të zjarrfikëses me 2 automjete, iu deshën rreth 5 orë luftë me flakët që ta vinin vatrën nën kontroll dhe t’i shuanin. Autoritetet njoftuan se flakët u shuan rreth orës 04:20 të mëngjesit.
Si pasojë e zjarrit, u dogjën të paktën 2 hektarë me kulturë ulliri të djegura apo të dëmtuara. Nga hetimet e para rezulton se fillimisht flakët përpinë një zonë me shkurre, por më pas, të ndihmuara nga era e fortë, kanë zgjeruar sipërfaqen.
Rrethanat dhe shkaku mbetet ende i panjohur, teksa po hetohet edhe për një zjarrvënie të mundshme, përveç rrethanës aksidentale.
Kanë qenë vet banorët e fshatit Goriçan, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga policia dhe MZSH në Dimal. Për shuarjen e zjarrit morën pjesë 10 efektivë të repartit dhe janë thirrur për ndihmë edhe MZSH Bashkia Berat, sikurse u angazhuan Policia e Beratit dhe banorët.
Lajmi kryesor:
Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike! Vendosen në bazën e Kuçovës
M.Q./ReportTv.al