Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t'u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.
Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.
Sot u raportua për një vatër zjarri në Dimal, ku deri më tani thuhet se janë djegur 2 ha plantacione me ullinj. Sakaq në Malin e Thatë në Parkun Kombëtar të Prespës zjarri vijon prej 9 ditësh, ndërsa sot pritet ndërhyrja nga ajri. Ndërkohë në Malin e Tomorrit vatra e zjarrit është shuar dhe po mbahet në monitorim.
Vatra e zjarrit e krijuar ditën e sotme në lagjen Kaprre të Shalës është vënë në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa pranë vendit.
Të angazhuara, në operacionin për shuarjen e flakëve të zjarrit janë :
-Forcat zjarrfikëse të PMNZ Shkodër
-Specialistë të Administratës së Zonave të Mbrojtura
-Punonjës të Njësisë Administrative Shalë
-Specialistë të Shërbimit Pyjor
-Banorë të zonës
Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve.
Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile.
Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe gjatë natës me qëllim që të mbahet nën monitorim situata e kësaj vatre zjarri të shfaqur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Njësia administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër njofton se ka rënë zjarr në fshatin Kaprre. Zjarri është shfaqur rreth orës 14:00
Me të marrë njoftimin për zjarrin e rënë, specialistë të Njësisë Administrative, banorë të zonës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Shërbimit Pyjore ndodhen atje për neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Situata po monitorohet hap pas hapi me qëllim që të mos ketë përhapje të vatrës së zjarrit dhe dëmtimit të banesave, të cilat nuk kanë asnjë rrezikshmëri.
Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile po monitorohet situata, ku nësë është e domosdoshme mund të bëhet edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve thuhet në njoftimin e emergjencave.
BELSH - Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Çërragë të Belshit, mesditën e sotme.
Janë djegur shkurre, por edhe rrënjë me ulli. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë rrezikohen disa banesa nga zjarri pasi është përhapur në disa vatra.
Po punohet për vënien në kontroll, ndërkohë që ka mbërritur dhe helikopteri për shuarjen nga lart.
Një vatër zjarri ka rënë sot në fshatin Karbunarë të Lushnjës. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në dhjetra hektarë ullishte.
Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe një helikopter të cilët kanë vendosur nën kontroll zjarrin.
Nga informacionet paraprake zjarri ka ardhur nga kodra e bajameve mbi qytetin e Lushnjës. Ndërkohë sipas banorëve dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht.
Selenicë- I vuri zjarrin dhe shkrumboi nga pakujdesia 50 hektarë tokë dhe 500 rrënjë ulliri të bashkëfshatarit të tij, procedohet i moshuari i dyshuar.
Policia e Vlorës njoftoi sot (14 Gusht) se ka marrë nën hetim në gjendje të lirë për shkak dhe të gjendjes shëndetësore jo të mirë, 69-vjeçarin M.M., banues në fshatin Velçë.
Kanë qenë efektivët e Stacionit të Selenicës që verifikuan dhe identifikuan të dyshuarin për ngjarjen e ndodhur të zjarrvënies nga pakujdesia.
“Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Velçë. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme”, sqaroi policia vendore.
Pas veprimeve paraprake, çështja i kaloi prokurorisë vendore, teksa Policia apeloi sërish për të gjithë banorët e qarkut, dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që “në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin”.
Një ditë më parë (13 Gusht), Policia e Selenicës ndaloi 63-vjeçarin B.H., banues në fshatin Kocul, pasi akuzohet se shkrumboi 10 hektarë tokë dhe 320 rrënjë ulliri në fshatin Mërtiraj, teksa po tentonte të digjte barërat në tokën dhe kullotat e tij.
Avioni i ardhur nga Rumania, gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Prespë
Korçë- Nis ndërhyrja nga ajri për në Parkun Kombëtar të Prespës, në qarkun e Korçës, ku prej 9 ditësh me radhë, një sipërfaqe e madhe është përfshirë dhe djegur nga flakët, me pasojë dëme të konsiderueshme në biodiversitet.
Zyrtarët vendorë të emergjencave njoftojnë se situata e rrezikshme dhe jashtë kontrollit ka bërë që të nisë edhe ndërhyrja nga ajri, e mbështetur edhe me pamje prej vendngjarjes.
Në operacion janë përfshirë avionët e ardhur nga Rumania sot (14 Gusht), në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave, për të përballuar situatën e zjarreve, që po e mundon vendin prej ditësh.
Ndërsa në terren aktualisht janë më shumë se 100 forca të angazhuara nga zjarrfikësit e qarkut, trupa të ushtrisë dhe policisë.
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare. Mjetet fluturuese vijnë si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, për t'u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit ku situata është më kritike dhe e kanë nisur me zonën e parkut të Prespës, në qarkun e Korçës.
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.
Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t'u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.
I pranishëm në pritjen e dy avionëve nga Rumania me ekuipazhet e tyre, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu falënderoi autoritetet rumune për ndihmën në këto momente të vështira.
Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.
Një 68-vjeçar banues në fshatin Drita në Burrel është vënë në hetim nga policia pasi ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij. Por si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh me bimësi.
‘Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R.N., 68 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel.
Ky shtetas, më datë 13.08.2024, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, e si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh me bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.’- njofton policia.
Foto nga pasojat e zjarrit të rënë në Maliq
Maliq- I vuri zjarrin tokës për të djegur mbetjet bimore të prodhimeve bujqësore duke rrezikuar edhe një biznes aty pranë, prangoset piromani 64-vjeçar në Maliq.
Policia vendore konfirmoi sot (14 Gusht), se pas hetimeve të kryera mbi një vatër zjarri në sipërfaqen e një toke bujqësore në afërsi të rrugës Sheqeras-Maliq, identifikoi dhe ndaloi si të dyshuar banorin e zonës, që besohet se i kanë dalë flakët nga kontrolli.
Burime zyrtare thanë se nga flakët u rrezikua edhe një biznes aty afër, kompani frigoriferike. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kurse i dyshuari Xh. H., është banues në fshatin Orman-Pojan.
"Ky shtetas ka ndezur zjarr në afërsi të aksit rrugor, për të djegur mbetje bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është rrezikuar një subjekt (firmë frigoriferike) në aksin rrugor Sheqeras-Maliq dhe është djegur një sipërfaqe toke", tha policia vendore.
Zjarrfikësit shuan flakët pas ndërhyrjes dhe minimizuan dëmet. Për 64-vjeçarin rëndon akuza e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.
Policia e Korçës u bëri thirrje publike edhe qytetarëve, që “të tregojnë kujdes”, në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante, pasi në të kundërt “do përballen me përgjegjësitë”.
Momente nga shuarja e zjarrit në Parkun Kombëtar të Tomorit
Skrapar- Shuhen tërësisht pas tre ditësh vatrat e zjarrit të rëna në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, në qarkun e Beratit dhe që shkrumbuan dhe dëmtuan të paktën 15 hektarë me kullota e dru pishe.
Lajmin e konfirmuan sot (14 Gusht) edhe përfaqësues të grupit operacional të ADZM dhe autoritete vendore, se zjarri që nisi në zonën e “Majës së Çukës” dhe kërcënoi Teqenë e Kulmakut, ditën e sotme është shuar.
Aktualisht po monitorohen dëmet në terren dhe kontrollohet për ndonjë dru ende të nxehtë apo bohçe pishe që mund ta riaktivizojnë vatrën, me qëllim parandalimin. Gjithashtu po hapen edhe kanale të vogla që në raste të ngjashme vatrat të jenë të izoluara dhe të mos përhapen, kryesisht për të mbrojtur kurorën e pishave dhe objektin e kultit.
Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar ra pasditen e të hënës (12 Gusht), rreth orës 14:00, në zonën që mbulon rrethi i Skraparit. Më të prekura kanë qenë 8 hektarë, por sipas specialistëve të zjarrfikëses, pjesa më e madhe janë drurë të rrëzuar, ose sipërfaqe pa bimësi dhe pemë.
Prej 9 ditësh zjarrfikësit janë në luftë me flakët për shuarjen e zjarrit në Malin e Thatë në Parkun Kombëtar të Prespës.
Punonjësit kanë bërë të pamundurën për të ngushtuar perimetrin duke luftuar me flakët edhe gjatë mbrëmjes, mëngjesin e sotëm favorizuar edhe nga era flakët kanë zbritur më poshtë nga kahu në drejtim të Goricës dhe sipas informacioneve kanë depërtuar më thellë në pyll.
Sot në terren kanë zbritur rreth 100 forca ndërkohë që është bërë kërkesa në AKMC nga Prefektura dhe në varësi të mundësisë më të parë, pritet të këtë ndërhyrje edhe nga ajri.
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mesnatën e mbrëmshme në territorin e Bashkisë së Dimalit, në qarkun e Beratit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në një plantacion të mbjellë me ullinj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 (e martë) në fshatin Goriçan të njësisë Kutalli dhe punonjësve të zjarrfikëses me 2 automjete, iu deshën rreth 5 orë luftë me flakët që ta vinin vatrën nën kontroll dhe t’i shuanin. Autoritetet njoftuan se flakët u shuan rreth orës 04:20 të mëngjesit.
Si pasojë e zjarrit, u dogjën të paktën 2 hektarë me kulturë ulliri të djegura apo të dëmtuara. Nga hetimet e para rezulton se fillimisht flakët përpinë një zonë me shkurre, por më pas, të ndihmuara nga era e fortë, kanë zgjeruar sipërfaqen.
Rrethanat dhe shkaku mbetet ende i panjohur, teksa po hetohet edhe për një zjarrvënie të mundshme, përveç rrethanës aksidentale.
Kanë qenë vet banorët e fshatit Goriçan, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga policia dhe MZSH në Dimal. Për shuarjen e zjarrit morën pjesë 10 efektivë të repartit dhe janë thirrur për ndihmë edhe MZSH Bashkia Berat, sikurse u angazhuan Policia e Beratit dhe banorët.
/LUI/,nuk eshte e veshtire te blihen mjete fluturuese per te luftuar flaket edhe pse rezultati mund te mos jete ai pritshem ne luften kunder zjarreve.Por jemi me fat,se nuk ka pare akoma Shqiperia zjarre me permasa te atyre ne California,por duhen ashpersuar ligjet per arsonistet.Shkon tjetri rigjeneron token e tij me zjarr,ose e pastron nga shkuret me zjarr qe i del nga kontrolli e digjen ullinjte e pemetoret e komshiut qe i ka vene me mund e me kosto.Gjykata e denon zjarrvenesin per zjarrvenie e demtim prone e do te beje denimin edhe ate ndoshta jo te plote,por a e denon me demshperblim,me gjobe te majme?!Ato peme nuk i dogji zjarri shkaktuar nga natyra,por nga njeriu.Po nuk /u dhembi/ ne portofol,nuk kane per te vene mend kurre edhe po te bejne burg.
PërgjigjuKaq e veshtire eshte te blihet nje avion dhe nje helikopter zjarrfikes?! Harxhohen qindra milione euro per ndertime rrugesh, pse nuk blihen mjete ajrore zjarrfikes?! Ia moret shpirtin atyre te shkreteve ushtare, zjarrfikes e police duke shuar zjarrin me lopata e me mjete rrethanore. Nese do kishim qofte edhe nje avion, zjarret nuk do zgjateshin me shume se 24 ore
PërgjigjuPo ç'farë duhet këta avionë?Këta janë për transport jo për shuarje zjarresh.
Përgjigju